Izraeli i pranishëm në Konferencën mbi Luftën kundër Antisemitizmit në Tiranë

Izraeli u perfaqesua në këtë konferencë nga Ran Yaakoby, Drejtor i Drejtorisë së Luftës kundër Antisemitismit dhe Promovimit të Kujtesës së Holokaustit. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.


Kryesia Shqiptare e OSBE-së organizoi në Tiranë, Konferencën e nivelit të lartë mbi Luftën kundër Antisemitizmit në rajonin e OSBE-së. Në të morën pjesë delegacione zyrtare nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, etj.

Izraeli u perfaqesua në këtë konferencë nga Ran Yaakoby, Drejtor i Drejtorisë së Luftës kundër Antisemitismit dhe Promovimit të Kujtesës së Holokaustit.

Kjo konferencë ka si qëllim të përbashkët bashkëpunimin në luftën kundër antisemitizmit, intolerancës dhe racizmit.

I pranishëm ishte edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler dhe Ran Yaakoby, Drejtor i Drejtorisë së Luftës kundër Antisemitismit dhe Promovimit të Kujtesës së Holokaustit.

 

Në sesionin e hapjes së Konferencës e mori fjalën edhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare i cili, ndër të tjera bëri të ditur se, Shqipëria përgjatë vitit të Kryesisë do të jetë e angazhuar në promovimin e tolerancës dhe mos diskriminimit.

Gjithashtu, Zëvendësministri Tare u ndal në kontributin shqiptar pёr shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke ju referuar vlerës së patjetërsueshme të shoqërisë shqiptare, tolerancës dhe bashkëjetesës së shkëlqyer fetare.

Në vijim, ai u shpreh se secili shtet pjesëmarrës mund kontribuojë dhe japë mbështetjen e tij në identifikimin e masave për adresimin e manifestimeve të dhunshme antisemitizëm si dhe të kontribuojë në luftën kundër antisemitizmit, intolerancës, ksenofobisë, racizmit, etj, për një të ardhme më të sigurt për të gjithë rajonin e OSBE-së.

Konferenca e nivelit të lartë, e cila shënon aktivitetin e parë të këtij lloji të Kryesisë Shqiptare, ofroi një mundësi për të dialoguar dhe diskutuar mes pjesëmarrësve mbi sfidat aktuale dhe praktikat e mira lidhur me luftën kundër antisemitizmit, duke shqyrtuar edhe mundësitë e ndërveprimit mes shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së për të promovuar tolerancën dhe mos diskriminimin.

Konferenca gjithashtu trajtoi rolin e shoqërisë civile në adresimin e manifestimeve antisemitizëm si dhe rëndësinë e patjetërsueshme të programeve arsimore në ndihmë të luftës ndaj këtij fenomeni.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023