Ambasadori i Izraelit, Gendler: Shqipëria po dëshmon vlerat e saj edhe në kohën e koronavirusit
Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, dha një intervistë për gazetarin Genc Mlloja të gazetës shqiptare në gjuhën angleze, “Albanian Daily News”, ku ai dha disa opinione mbi luftën kundër pandemisë së koronavirusit, ndikimit të tij të pritshëm ekonomik në të gjithë botën, dhe si po e përjeton ai karantinën në Shqipëri.
“Nuk kam dyshim se sistemi ekonomik botëror do të rigjenerohet në një periudhë relativisht të shkurtër, por disa nga njerëzit do të jenë atje për të vuajtur pasojat”, tha Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler i ftuar për të ndarë me lexuesit e “Albanian Daily News” disa opinione mbi luftën kundër pandemisë së koronavirusit, si dhe ndikimit të tij të pritshëm ekonomik në të gjithë botën.
Ambasadori Gendler ishte i mendimit se bota duhet të drejtohet drejt një rendi të ri botëror me qëllim mbrojtjen e mjedisit, planifikimin me efikasitet të ekonomisë dhe moderimin e preferencave të jetesës si dieta, zakonet, turizmi.
I pyetur në lidhje me përvojën e tij në masat e izolimit në Shqipëri, ai tha se kjo është hera e dytë që dëshmon rezistencën shqiptare në situata të rënda me rastin e parë gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. “Unë jam i impresionuar nga qëndrimi i qetë, masat proporcionale të qeverisë dhe pajtueshmëria nga shumica e popullsisë,” tha Ambasadori.
Gendler përmendi disa nga masat shtrënguese të marra nga qeveria e tij dhe duke iu përgjigjur një pyetjeje të festimeve të Pashkëve këtë vit ai vuri në dukje se këtë vit nuk do të jetë e mundur të festoni ndonjë nga festat në publik. “Jeruzalemi, me historinë e tij më shumë se 3000 vjet, do ta kapërcejë këtë pandemi në mënyrë që të mblidhet atje vitin e ardhshëm,” tha ai.
Ndërkohë Ambasadori theksoi se Izraeli e ka vënë veten në pararojë të shkencave mjekësore duke u përpjekur të gjejë vaksinimin (për të parandaluar) dhe ilaç (për të kuruar) koronën.
“Ashtë një garë me kohën”, tha ambasadori izraelit Noah Gal Gendler në intervistën që vijon:
– Z. Ambasador, ne po e zhvillojmë këtë intervistë në një kohë kur pandemia e koronavirusit ka prekur pothuajse të gjithë botën me virusin Covid-19 që nuk njeh kufij. Para së gjithash, a mund të na tregoni cilat janë disa nga masat kryesore shtrënguese të marra nga qeveria izraelite?
– Për shkak se natyra e sëmundjes ende nuk është e njohur për ne, politikat qeveritare rishikohen çdo ditë. Në thelb, ne bëjmë atë që bëjnë shumica e kombeve: kufizime në lëvizjet e panevojshme, mjetet e parandalimit të përhapjes (doreza dhe përdorimi i detyrueshëm i maskave në publik), izolimi i zonave të prekura rëndë (ndërtesat dhe lagjet), testet mjekësore dhe aranzhimet speciale të lehtësirave të nevojshme (njësi korona brenda spitaleve), dhe pajisje (makineritë e frymëmarrjes).
Çdo pranverë, rrugët e Jeruzalemit janë plot me pelegrinë hebrenj, të krishterë dhe turistë gjatë kohës së festimeve të Pashkëve. Farë mund të thoni në gjendjen aktuale të përgjithshme midis popullatës?
– Për fat të keq, këtë vit nuk do të jetë e mundur të festohet asnjë nga festat në publik – është shumë e rrezikshme. Jeruzalemi, me historinë e tij më shumë se 3000 vjet, do ta kapërcejë këtë pandemi, në mënyrë që të mblidhet atje vitin e ardhshëm.
– Solidariteti është bërë si një lutje. Në këtë aspekt, çfarë mund të na thoni për bashkëpunimin e Izraelit në një nivel rajonal dhe ndërkombëtar për të koordinuar luftën kundër virusit? A po e ndan vendi juaj ekspertizën e tij në këtë fushë dhe së dyti?
Ekzistojnë dy aspekte të rëndësishme për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje:
a) Ekziston një mungesë e vazhdueshme globale e çdo pajisjeje të nevojshme për të trajtuar sëmundjen. Ne përpiqemi të koordinojmë përpjekjet tona në mënyrë që të marrim në dorë ato që na duhen dhe të ndajmë atë që kemi me bollëk.
b)Jo më pak e rëndësishme – Izraeli e ka vënë veten në pararojë të shkencave mjekësore duke u përpjekur të gjejë vaksinim (për të parandaluar) dhe ilaç (për të kuruar) koronën. Është një garë kundër kohës.
– Palestinezët nga Bregu Perëndimor punojnë në Izrael. Cilat masa paraprake janë marrë për të menaxhuar këtë situatë kur zakonisht shumë prej tyre ishin kthyer për në shtëpitë e tyre?
-Çdo palestinez, si çdo punëtor tjetër izraelit, mund të vazhdojë të punojë në Izrael nën dy kushte:
a) Ata janë pjesë e shërbimeve thelbësore të përcaktuara nga qeveria;
b) Ata respektojnë të gjitha kufizimet e lëvizjeve të vendosura për të gjithë njerëzit që jetojnë në Izrael.
–Çfarë po bëhet, Z. Ambasador, për të përballuar pasojat në ekonomi për shkak të kufizimeve, dhe në cilën mënyrë qeveria ndihmon konkretisht segmentet veçanërisht të prekshëm të popullatës, dhe bizneset e vogla dhe të mesme?
– Nuk mund t’i përmend të gjitha hapat që qeveria ka ndërmarrë për të mbështetur ekonominë izraelite, por me pak fjalë mund të them që qeveria zgjeroi buxhetin vjetor të shtetit me 25 miliardë dollarë (6% të PBB-së së Izraelit) në mënyrë që të mbështesë të gjithë sektorët përkatës. Mund të mos jetë e mjaftueshme, por ofron një zgjidhje të arsyeshme për javët e ardhshme, derisa të kuptojmë më mirë se si evolucioni i këtij virusi
– Detyra juaj ju mban në Shqipëri, dhe ju jeni dëshmitarë të situatës në vend. Së pari, si po përballeni me masat e izolimit të marra nga qeveria shqiptare dhe përveç kësaj cili është vlerësimi juaj për përpjekjet e bëra nga autoritetet për të menaxhuar krizën?
-Ky është hera e dytë që dëshmoj rezistencën shqiptare në situata të rënda – rasti i parë është gjatë tërmetit disa muaj më parë. Më bën përshtypje qëndrimi i qetë, masat proporcionale të qeverisë dhe pajtueshmëria nga shumica e popullsisë. Sa për mua, unë nuk kam asnjë problem të kufizohem për arsye kaq kritike.
– Duke pasur parasysh shtrirjen e kësaj pandemie që po çon shumë vende drejt ‘ngrirjes’ ekonomike, e cila, sipas mendimit tuaj, mund të jetë ndikimi i saj ekonomik dhe financiar në të gjithë botën, dhe a mendoni se post-“era” koronavirus mund të gjenerojë një ridizajnim të rendit ekonomik botëror?
– Nuk kam dyshim se sistemi ekonomik botëror do të rigjenerohet në një periudhë relativisht të shkurtër, por disa nga njerëzit do të jenë atje për të vuajtur pasojat. Për të parandaluar një dukuri tjetër në një të ardhme të afërt, ne duhet të drejtohemi drejt një rendi të ri botëror kundrejt mbrojtjes së mjedisit, duke planifikuar në mënyrë efikase ekonominë dhe duke moderuar preferencat e jetesës: dietë, zakone, turizëm (për të përmendur disa).
Intervistoi Genc Mlloja, Albanian Daily News