Theodor Herzl, babai themelues i Izraelit

160 vjet më parë, më 2 maj 1860, lindi Theodor Herzl, ideatori i Lëvizjes Sioniste, që me vizionin e tij frymëzoi hebrenjtë në gjithë botën për themelimin e një shteti hebre dhe që u finalizua, më 14 maj 1948, me krijimin e Shtetit të Izraelit.


Nga Glauk Adama

160 vjet më parë, më 2 maj 1860, lindi Theodor Herzl, ideatori i Lëvizjes Sioniste, që me vizionin e tij frymëzoi hebrenjtë në gjithë botën për themelimin e një shteti hebre dhe që u finalizua, më 14 maj 1948, me krijimin e Shtetit të Izraelit.

Jo më kot, në sallën ku David Ben-Gurion shpalli krijimin e Shtetit të Izraelit, ishte vendosur portreti i Theodor Herzl, vetëm 44 vjet pasi Herzl ndërroi jetë, më 3 korrik 1904, kur ai ishte 44 vjeç.

Emri i Herzl u përmend në mënyrë specifike në Deklaratën e Pavarësisë së Izraelit, duke iu referuar si “babai shpirtëror i Shtetit Hebre”.

Platforma dhe kornizat konkrete të zbatueshme për formimin e shtetit hebre lindën shumë kohë më parë në shekullin e 19-të. Ajo platformë ka vetëm një emër: Theodor Herz, aktivist politik, jurist, gazetar, shkrimtar dhe dramaturg.

Herlz lindi në Pest të Hungarisë (Budapest i sotëm, pjesa lindore) ne lagjen hebraike Dohany, nga prindërit Josef dhe Zhanetë Herzl.

Theodor, tepër i ri, aspironte të ndiqte gjurmët e Ferdinand de Lesseps ndërtuesi i famshëm i kanalit të Suezit. Mbas vdekjes së motrës së tij Paulinës , një vit më e madhe se ai familja zhvendoset në Vjenë. Herzl fillon studimet dhe diplomohet në universitetin e drejtësisë ne Vjenë.
Formimi i Herzl si jurist gërshetohej edhe nga pasioni i tij për shkencat humane, veçanërisht duke përpirë së lexuari Gëten, Shekspirin, etj.

 

Siç shkruante shumë vite më vonë në ditarin e tij, përjetimet dhe ndjesitë për botën ku jetonte dhe veçanërisht hebrenjtë  si një popull i shpërndarë dhe pa atdheun e tyre , ngjallën ke ai shqetësimin dhe tërhoqën vëmendjen e tij për gjithë alternativat që ekzistonin në atë kohë për zgjidhjen e çështjes hebreje.

Hebrenjtë ortodoksë ne lutjet e tyre përmendin kthimin e tyre në Sion  në tokat e të parëve. Moisiu Hess ne librin “Rom und Jerusalem” (Roma dhe Jerusalemi) kishte deklaruar vendosjen e hebrenjve në një atdhe si domosdoshmëri për ta .

Më 1799 edhe Napoleoni kishte menduar dhe shprehur  që hebrenjtë të vendosen në tokat e lashta të Izraelit. Por, vetëm kaq. Askush nuk ishte në gjendje të përcaktonte qartë se si do zgjidhej çështja hebreje dhe për më tepër ta udhëhiqte një lëvizje të tillë.

Ndërkohë Herzl gjithë këtë kohë kishte flirtuar me një sërë mendimesh në kokën e tij, shpesh kontradiktore, alternativa të ndryshme sipas kontekstit politik të Evropës së asaj kohe, dhe organizimit social-shoqëror ku hebrenjtë ishin prezentë në Evropën perëndimore, qendrore dhe lindore. Theodoi ndërkohë punësohet në gazetën më me ndikim në Evropën qendrore “Die Neue Frei Presse” në Vienë dhe si korrespondent i saj edhe në Francë. Të gjitha mendimet e tij të trazuara tregonin gjendjen e shqetësuar shpirtërore të tij në të cilin Herzl ndodhej . Përballë rasteve të antisemitizmit, asnjë alternativë me të cilat u njoh Herzl nuk jepte zgjidhje për çështjen hebreje. Duhej vepruar shprehet Herzl në ditarin e tij .

 

Ai ishte përballur edhe vetë me antisemitizëm ne fëmijërinë dhe rininë e tij, ne Hungari, por në ndërgjegjen e tij kishte lënë gjurmë edhe shfaqja e rasteve antisemite ne vende te civilizuara evropiane si Austria, Franca, Anglia dhe Gjermania.

Por ajo që e plagosi më shumë dhe përcaktoi tashmë rrugën e tij për zgjidhjen e çështjes hebreje ishte çështja e Alfred Drejfys që mori përmasa botërore, raportimin e së cilës Herzl e realizoi si korrespondent i gazetës Austriake në Francë ( Alfred Drejfys ushtar hebre francez u dënua padrejtësisht me vdekje në mos gaboj dhe u shpall i pafajshëm dhe u rehabilitua mbas 12 vjetësh). Në pranverën e vitit 1895 Herzl filloi të shkruante dhe të hidhte mendimet për gjithçka që hebrenjtë duhej të vepronin dhe të realizonin. Në gjithçka që ai shkroi, i gjithë materiali doli në formën e pamfletit të famshëm  që u botua në 1896 dhe që njihet sot me titullin “Shteti Hebre”

Hebrenjtë duhet të bëhen krenarë për veten e tyre, shkruante Herzl. Çështjen e tyre duhet ta bëjnë një çështje politike , një çështje ndërkombëtare në bashkëpunim edhe me një këshill botëror të kombeve të civilizuara . Hebrenjtë duhet ta marrin vetë fatin në dorën e tyre dhe vetëm në këtë mënyrë do kenë nderim dhe dinjitetin e tyre . Herzl parashikonte në librin e tij një shtëpi kombëtare të hebrenjve dhe një organizim politik dhe shoqëror të tillë që duke shfrytëzuar teknologjinë për të mirën e të gjithëve do ishte gjithashtu edhe një model për botën .

Në kongresin e parë botëror të hebrenjve 1897 – 1898 që u mbajt në Bazel të Zvicrës ku Herzl u zgjodh edhe kryetari saj, ai deklaroi ndër të tjera se : Ne duam të hedhim gurin e themelit për shtëpinë që do të bëhet streha e kombit hebre. Në ditarin e tij shkroi se në Bazel themelova shtetin hebre dhe në 5 vjet ndoshta edhe deri në 50 të gjithë do ta shohin atë.

Herzl e vizitoi Jerusalemin për herë të parë, në tetor 1898.

Në vitin 1898 Herzl pati një shkëmbim letrash me Muhamed Diaz al – Khalidi një ish-kryetar i Jeruzalemit. Al – Khalidi i shkruan se hebrenjtë kanê çdo të drejte të banojnë në tokën e Izraelit dhe pranon lidhjen biblike të Judenjve me tokën.

Herzl i shkruante se hebrenjtë nuk do sillnin asgjë tjetër përveç përfitimeve për arabët dhe do ishin edhe një model përparimi për botën.

Herzl nuk arriti të shihte të realizuar lindjen e kombit shtet të Izraelit, pasi u nda nga jeta nê moshë të re më datë 3 Korrik 1904, në Austri.

Por 4 dekada  më vonë idetë e tij, veprimtaria e tij të cilës ju përkushtua gjithë jetën tashmë ishte 14 maj 1948.

Pesë vjet më pas, eshtrat e tij u zhvendosën nga Vjena dhe u rivarrosën në Malin Herzl, në Jerusalem, të quajtur kështu në nderim të emrit të tij.

Në Izrael ka dhe një feste kombëtare të quajtur “Dita e Herzl”, për të nderuar jetën dhe vizionin e liderit sionist Theodor Herzl.

 

 

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023