
Kosovo Jewish Organization prezanton misionin e saj, thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Izrael
Kosovo Jewish Organization -KJO- bëri lansimin e programit të saj në prani te disa të ftuarve. Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Vlora Dumoshi, përshendeti eventin

Kosovo Jewish Organization -KJO- bëri lansimin e programit të saj në prani te disa të ftuarve, në eventin e organizuar sot në Prishtinë.
“Perkundër rrethanave pandemike u munduam te bëjmë diçka simbolike për ta prezantuar misionin dhe qëllimin e organizatës tonë para miqëve, partnerëve dhe bashkëpuntorëve.
Falenderojmë secilin për kohën që ndanë në këtë ngjarje të rëndësishme për ne. Në veçanti falenderojmë Ministren e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Zonjën Vlora Dumoshi e cila mbajti edhe një fjalim rasti”, shkruan në njoftimin e saj, KJO.