Binjakëzim midis Durrësit dhe Ashdod, projekte të përbashkëta infrastrukturore
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Dan Oryan, zhvilluan një vizitë pune në qytetin e Ashdodit, ku u takuan me drejtuesit e Bashkisë së Ashdodit, Drejtorin e Turizmit, atë të Innovacionit dhe Infrastrukturës, si dhe të Portit më të madh të Izraelit
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Dan Oryan, zhvilluan një vizitë pune në qytetin e Ashdodit, ku u takuan me drejtuesit e Bashkisë së Ashdodit, Drejtorin e Turizmit, atë të Innovacionit dhe Infrastrukturës, si dhe të Portit më të madh të Izraelit që operon në këtë qytet, etj.
Më tej, ata u takuan edhe me drejtuesit e lartë të Kompanisë ELTA-IAI (www.iai.co.il) që operon në fushën e Cyber Security.
“Synimi i këtyre takimeve ishte fillimi punës për Nënshkrimin e një Marrëveshjeje binjakëzimi mes Bashkisë së Ashdodit dhe asaj të Durrësit, me Interes të përbashkët në projektet infrastrukturore, portuale, historike, kulturore e artistike, etj.
Ndërkohë që me interes të veçantë ishte propozimi i CEO-t të Divizionit Cyber Security dhe Marketing-ut, për bashkëinvestim me organet shtetërore shqiptare për të krijuar në Tiranë qendrën mbi Cyber Security.
Të dy këto projekte, shënojnë fillimin e një axhende të ngjeshur pune ndërmjet autoriteteve përkatëse shqiptare me ato izraelite, për gjysmën e dytë të vitit 2020, në fusha me interes strategjik për Shqipërinë dhe Izraelin”, shkruan ambasada shqiptare në njoftimin e saj.
Dje, Ambasadori Bardhyl Canaj me së bashku me Drejtorin e Departamentit të Ballkanit në MPJ, Dan Oryan, zhvilluan një…
Posted by Ambasada Izrael on Thursday, July 23, 2020