Teknologjia mjekësore izraelite në Shqipëri
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një Zoom-Meeting me CEO-n e kompanisë izraelito-japoneze, AID Genomics .
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një Zoom-Meeting me CEO-n e kompanisë izraelito-japoneze, AID Genomics . Qëllimi i këtij takimi virtual ishte propozimi për hyrjen në tregun shqiptar të teknologjisë laboratorike për testimet COVID-19 PCR, të ofruara nga AID Genomics, e cila e ka selinë qëndrore në Hong Kong.
AID Genomics Limited (“AID”) është kompani multinacionale e cila ofron teknologji dhe produkte të fundit në fushën e R&D (Research & Development), si dhe ka një laborator “genomic” në Izrael.
Fokusohet në mjekësinë precize për trajtimin e sëmundjeve terminale si kancer apo sëmundjeve infektive. AID gjithashtu operon në Japoni, Hong Kong, SHBA si dhe në vende të tjera aziatike.
Theksojmë se AID është kontraktori kryesor i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, në testimin në nivel kombëtar të COVID-19. AID Genomics drejtohet nga AID Group.
Gjatë prezantimit on-line, CEO i kësaj kompanie propozoi ofrimin e këtyre laboratorëve të lëvizshëm në Shqipëri, për testimin e COVID-19, në ambjente spitalore ose jashtë, në aeroporte etj, si dhe ofroi garanci mbi ekspertizën dhe burimet e duhura nga ana e kompanisë së tij për krijimin e këtyre laboratorëve testues, (Infectious disease testing labs / Mobile border solutions), për sëmundjet infektive, të cilët mund të ndërtohen në një kohë rekord prej 21 ditësh, në vendin që paraqet interes.
Duke vleresuar interesin e tyre per te hyre ne tregun shqiptar, me qellim të përhapen më tej edhe në Ballkan, Ambasadori Canaj mirepriti propozimin ne fjale dhe ofroi gadishmerine e perfaqesise tone per konkretizimin e nje Investimi te tille edhe ne Shqiperi.
Sot, CeO i kompanisë izraelito-japoneze AID Genomics zhvilloi një Zoom-Meeting me Ambasadorin Canaj.
Qëllimi i këtij…Posted by Ambasada Izrael on Tuesday, August 4, 2020