“Kujtim nga Shqipnia”, dhurata e djaloshit hebre për Muzeun e Holokaustit në SHBA
Një nga dhuratat më interesante të bëra për Muzeun e Holokaustit në SHBA është kjo shami dore e një djaloshi 7-vjecar hebre (Jasa Altarec) të arratisur nga Beogradi drejt Shqipërisë nëpërmjet Kosovës, pikërisht në shtator 1941, kur Jugosllavia dhe Beogradi tashmë ishin pushtuar nga gjermanet.

Është gazetari dhe studiuesi i njohur, Armand Plaka, i cili e ka postuar foton në faqen e tij në rrjetet sociale, i cili thekson se, historia e tij është bërë e njohur për publikun vite më parë nga vetë protagonisti i saj, Jasa Altarac, por ky detaj shumë domethënës nuk kishte dalë në dritë, edhe pse pjesë e koleksionit të tij familjar, të ruajtur me shumë kujdes dhe dhuruar më pas Muzeut në fjalë.

I lindur, më 1 janar 1934 në Beograde, Jasa Altarec, ishte djali i një arkitekti të shquar, Majer Altarec. Kur ai ishte 7 vjeç, shtëpia e tij në Sarajevë, u bombardua nga gjermanët, në prill të 1941, gjatë një festë hebreje (Passover), ku u vranë motra (Lela) dhe gjyshja e tij.
Familja Altarec vendosi të largohej nga Serbia, dhe pas një qëndrim të shkurtër në Shkup, u strehuan në Shqipëri, fillimisht në Kavajë, dhe më pas, ata u strehuan nga familja e Atif dhe Ganimet Toptanit, në Kamzë dhe Tiranë, të cilët i siguruan mbrojtje nga gjermanët.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Jasa dhe familja e tij u rikthyen në Beograd, për të emigruar në vitin 1948 në Izrael. Në vitin 1960, Jasa Altarec u martua me Enica Franses, një hebreje nga Shkupi, por që edhe ajo i mbijetoi Holokaustit duke u strehuar dhe shpëtuar në Shqipëri.