Metin dhe Shpresa Ruli, fisnikët shqiptarë që shpëtuan familjen Konforti nga Holokausti

Metin Azis Ruli dhe Shpresa Ruli janë njohur, më 3 qershor 1992, nga Yad Vashem si “Të Drejtë midis Kombeve”, titull që jepet për jo-hebrenjtë që kanë shpëtuar Hebrenjtë gjatë Holokaustit. Familja Ruli shpëtoi Solomon dhe Duduna Konforti, dhe vajzën e tyre, Iveta.


Metin Azis Ruli dhe Shpresa Ruli janë njohur, më 3 qershor 1992, nga Yad Vashem si “Të Drejtë midis Kombeve”, titull që jepet për jo-hebrenjtë që kanë shpëtuar Hebrenjtë gjatë Holokaustit. Familja Ruli shpëtoi Solomon dhe Duduna Konforti, dhe vajzën e tyre, Iveta.

Ja çfarë shkruhet për ta në faqen zyrtare të Yad Vashem

Ruli, Metin
Ruli, Shpresa

Solomon dhe Duduna Konforti ikën nga Shkupi, Maqedoni, në 1942, me vajzën e tyre Ivetta (lindur në 1935) dhe arritën në Tiranë, e cila ishte në zonën e okupuar italiane në atë kohë.

Fillimisht, jeta ishte relativisht normale – Konfortët morën me qira një apartament, punuan dhe Ivetta shkoi në një shkollë lokale italiane. Në Tiranë, familja u takua me një çift të ri, Metin Rulin dhe gruan e tij, Shpresa.

Pasi gjermanët pushtuan Shqipërinë në shtator 1943, dhe hebrenjtë rrezikonin të deportoheshin, familja Ruli ftoi Konfortët të transferoheshin në shtëpinë e tyre. Kur ekzistonte rreziku i denoncimit, çifti Konforti dhe vajza e tyre u zhvendosën në fshatin Brar në male, në shtëpinë e disa miqve të Rulëve.

Kur filluan luftimet në zonën ku ishin fshehur Konfortët midis gjermanëve dhe rezistencës, ata u kthyen në shtëpinë e Rulëve në Tiranë.

Dudana (1), Iveta (2), Shpresa Ruli (3) dhe motra e saj (4) gjatë një shëtitje

 

Në mes të shtatorit 1944, gjermanët arrestuan Solomon Konfortin dhe kërkuan ar në këmbim të lirimit të tij. Babai i Shpresës, Aliu, ndërhyri në emër të tij dhe, përmes një miku me ndikim, i bëri kërkesë komandantit gjerman për ta liruar. Konforti dhe gruaja e tij u dërguan më pas në rajonin malor rreth Dibrës, i kontrolluar nga partizanët shqiptarë.

Pas çlirimit. Konfortët u kthye në Shkup për nëntë muaj, dhe pastaj u larguan përmes Italisë për në Amerikën e Jugut. Ata vazhduan të mbanin kontakte me Rulët dhe në 1967, Konfortët udhëtuan përsëri në Shqipëri për të vizituar shpëtimtarët e tyre të luftës.

Gjatë këtij udhëtimi, Konfortët zbuluan se babai i Shpresës ishte dënuar me vdekje nga regjimi komunist sepse ai kishte qenë një njeri i pasur dhe të gjitha tokat e tij u konfiskuan.

“Ata gjithmonë na dërgonin letra dhe ne u dërgonim letra atyre”, i shkruajti Duduna Konforti,  Yad Vashem në 1991.

“Çifti [Ruli] ishin në një situatë të vështirë dhe ne i ndihmuam ata sa mundëm. Fatkeqësisht gruaja vdiq në moshë të re, dhe pak më vonë, vajza e tyre ndërroi jetë nga kanceri.

Pas këtyre goditjeve të ashpra, Z. Metin vdiq nga një goditje në tru. Unë vazhdoj të jem në kontakt me djemtë e tyre. Shpresoj që dëshmia ime të ndihmojë familjen që rrezikoi veten pa pritur asgjë në kthim”.

Më 3 qershor 1992, Yad Vashem njohu Metin Aziz Rulin dhe Shpresa Rulin si “Të Drejtë midis Kombeve”

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023