Izraeli dhe Kosova, investim gjeopolitik dhe përfitim ekonomik

Dakordësimi i njohjes reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është një fitore diplomatike në arenën ndërkombëtare e Kosovës. Për Izraelin, njohja nga vendi i Ballkanit Perëndimor ishte një fitore gjeopolitike e shumëfishtë, e shoqëruar kjo edhe me marrëveshjet e paqes me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.


Nga Fahri Xharra

Dakordësimi i njohjes reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është një fitore diplomatike në arenën ndërkombëtare e Kosovës, por edhe plotësimi i një dëshire të shumëkërkuar e popullit kosovar, qysh me themelimin e Republikës së Kosovës, një investim madhor edhe i Shteteve të Bashkuara dhe personalisht të Presidentit Donald Trump.

Për Izraelin, njohja nga vendi i Ballkanit Perëndimor, ishte një fitore gjeopolitike e shumëfishtë, e shoqëruar kjo edhe me marrëveshjet e paqes me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.

Njohja e dyanshme u përshëndet nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe elita politike në vend, ashtu si edhe krerët më të lartë të politikës kosovare, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Abdullah Hoti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani reaguan me entuziazëm, ku ritheksuan vullnetin për vendosjen e ambasadës në Jerusalem.

Refuzimi nga Liga Arabe i kërkesës së Autoritet të Palestinës, për dënimin e marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara, ishte një dështim për diplomacinë palestineze dhe tjetër sukses i Izraelit, pas pranimit të hapjes së hapësirës qiellore nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.

Edhe pse  Kosova nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike me Izraelin, ajo ka pasur ndihmën e pa kursyer të Izraelit dhe popullit hebre, për shumë faktorë historikë.

Neve shqiptarëve, në Shqipëri dhe Kosovë, me popullin hebre na lidh një traditë e gjatë dhe e lashtë bashkëpunimi gjatë periudhave të ndryshme historike, që daton ndoshta disa shekuj, me sinagoga në Prishtinë dhe Prizren, apo me gjurmë të tjera të pranisë së hebrenjve, si dhe me kontribut të vlerësueshëm në ekonominë lokale.

Janë shumë familje që kanë ndihmuar hebrenjtë që jetonin prej shumë vitesh në Kosovë gjatë periudhës së Holokaustit, ndërkohë disa prej tyre janë nderuar nga Shteti i Izraelit dhe Yad Vashem me Çertifikatë Nderi, si “Të Drejtë Midis Kombeve”, të tillë si Arsllan Rezniqi dhe familja Sharri, nderim që u bëhet jo-hebrenjve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Studiuesit në Kosovë dhe Shqipëri kanë dokumentuar raste të shumta, ndërkohë që dokumetarë televizivë kanë sjellë dëshmi të gjalla nga hebrenjtë e shpëtuar.

Edhe para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore, Shqipëria ishte nje parajsë për hebrenjtë, të cilët përpiqeshin të shpëtonin nga kthetrat e nazistëve, por gjatë Holokaustit, roli i shqiptarëve dhe për më tepër kodi i nderit, Besa, u jep atyre një vend të posaçëm në historin.

Janë me mijëra ata që mundën të merrnin vizë për të kaluar nëpër Shqipëri, ose edhe për të qëndruar, sipas dëshires. Kur nazistët i kërkuan listat e hebrenjve më 1943, qeveria shqiptare kundërshtoi t’i dorëzonte ato. Si përgjigje ndaj kësaj, populli shqiptar, mysliman apo krishterë pa dallim, iu dha strehe, bukë e mbrojtje dhe bëri që asnjë prej tyre të mos bëhej pre e Holokaustit.

Deri vonë, Shqipëria, vendi i mbyllur i Ballkanit ndoqi një politikë izoluese, kështu që askush nuk mundi t’i bënte te njohura veprimet e fisnikëve shqiptarë.

Ne vitin 1991, shumica e bashkësisë hebreje u vendos në Izrael. Ata sollën me vete dokumente të cilat tregonin se si shqiptarët i kishin shpëtuar duke rrezikuar veten e tyre e që pikërisht ky akt i madh unik, njerëzor duhej të gëzonte nderin që i takonte.

Kosova dhe Izraeli i kishin shmangur barrierat diplomatike, duke ndërtuar marrëdhënie në rrafshin kulturor dhe ekonomik, ndërkohë që në Kosovë janë të mirëorganizuara Bashkësia Hebreje e Kosovës, Bet Israel Kosova dhe së fundi, Kosova Jewish Organization, ndërkohë që më e vjetër në kohë është Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael.

Shtypi izraelit vazhdimisht ka shkruar për Kosovën, ndërkohë që shumë kosovarë kanë qenë të ftuar në Izrael në konferenca ndërkombëtare dhe një numër studentësh kanë ndjekur universitet më të njohura, apo specializime në fusha të ndryshme, një tregues i seriozitetit të Izraelit ndaj Kosovës.

Investimet izraelite janë të mirëpritura në Kosovës. Në fakt, ka disa investitorë izraelitë në fushën e energjetikës dhe të bujqësisë, por tashmë priten investime më të mëdha dhe më të orientuara për përshpejshtimin e rritjes ekonomike të Kosovës, nisur edhe nga fakti se Izraeli është një vend shumë i zhvilluar, edhe pse në kushte jo shumë të favorshme gjeografike dhe terreni.

Gjakovë 13.09.2020

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Konflikti Izrael-Palestinë, Rama: Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme me Hamasin pjesë të tablosë

Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë me dy shtete

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023