Një erë paqeje në Lindjen e Mesme

Data 15 shtator 2020, kur në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë u firmosën Marrëveshjet e Paqes midis Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, u shënua si data e një kursi të ri historik që po përfshin gjithë rajonin.


Nga Glauk Adama

Gati 12 vjet pas themelimit të Shtetit të Izraelit (1948), ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Kenedi, në një fjalim të tij të mbajtur në Konventën e Sionistëve të Amerikës (26 gusht 1960), ai deklaroi se “Izraeli do të qëndrojë dhe do të lulëzojë përgjithmonë. Ai mbart mburojën e demokracisë dhe e nderon shpata e lirisë”.

Tashmë, më tepër se 50 vjet, nga ky vlerësim, besim dhe inkurajim i Xhon Kenedit, Izraeli ka qenë, është dhe po gjendet plotësisht i denjë dhe i merituar me atë që po ndodh në Lindjen e Mesme.

Data 15 shtator 2020, kur në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë u firmosën Marrëveshjet e Paqes midis Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinit, u shënua si data e një kursi të ri historik që po përfshin gjithë rajonin.

Një përparim mahnitës diplomatik, një zhvendosje themelore nè modelin e paqes. “Një tërmet gjeopolitik”, do të shprehej ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman.

Për 72 vitet e ekzistencës së Izraelit, ka pasur “konflikt Arabo-Izraelit”. Në dekadat e fundit disa kanë tentuar ta ngushtojnë atë në konfliktin Izraelito-Palestinez. Tashmë, me zhvillimet e reja në Lindjen e Mesme, asnjë supozim ose model i mëparshëm për zgjidhjen e konfliktit, në dëm të Izraelit, nuk qëndron më në këmbë.

Edhe pse disa vende arabe nê vitet e fundit kishin marrëdhënie te ngrohta, përsëri ato nuk e pranonin zyrtarisht Izraelin.

PAQE, kjo fjalë me peshë kaq të madhe, mund të mos jetë mes vendeve që kishin drejtuar tanke ose raketa drejt njëri-tjetrit, por është midis vendeve që ishin në anët e kundërta të një konflikti, për dekada me radhë.

Traktatet e Paqes, me Egjiptin në 1979 dhe me Jordaninë në 1994, kishin të bënin vetëm me ndalimin e agresionit midis vendeve dhe ishte paqe midis udhëheqësve. Këto vende, vazhdimisht që nga ato kohëra,  kërkojnë ndihmën e Izraelit nê fushën e sigurisë, në bujqësi dhe fusha të tjera.

Kjo që po ndodh tani në Lindjen e Mesme, është PAQE midis popujve, që janë tê entuziazmuar të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Për më tepër eshët PAQE midis besimeve fetare, midis myslimanëve, të krishterëve dhe hebrenjve.

Fjala “ZOT” u shqiptua gjashtë herë në fjalimet e mbajtura nê lëndinën e Shtëpisë së Bardhë më datè 15.09.2020.

Jo rastësisht,  Marrëveshja e Paqes midis Izraelit dhe EBA në datë 13.08.2020 u quajt Marrëveshja e Abrahamit,  sipas babait të përbashkët të Judaizmit dhe Islamit.

Në hebraisht ai është Avraham,  në Islam është Ibrahimi, dhe nè krishtërim quhet Abrahami. Ai pranohet dhe respektohet reciprokisht nga të gjitha besimet në Lindjen e Mesme.

Emiratet e Bashkuara Arabe( EBA) është i vetmi shtet në botë që ka një Ministri të Paqes. Qysh prej 2018, EBA kanë themeluar shtëpinë Abramaike.

A mundet qê profecia biblike është shfaqur dhe po zhvillohet para syve tanë?

E sigurt është që me zhvillimet në Lindjen e Mesme,  po jetojmë në një kohë ndryshe nga çdo tjetër qè kemi parë ndonjëherë.

Me gjasa, pjesa mè e madhe e shteteve në LM duke përfshirë edhe ato të Gjirit Persik, do bashkohen me Izraelin,  për Paqe, Zhvillim dhe Prosperitet.

Paradigma, që për më shumë se gjysmë shekulli, ka shoqëruar rajonin, për të vendosur paqe në Lindjen e Mesme, tani më,  ka një përgjigje.

Tashmë botês,  por veçanërisht Europës, i duhet ta shikojnë Lindjen e Mesme(LM) dhe botën arabe në përgjithësi me sytë e Izraelit, Amerikës dhe sytë e gjithë shteteve Arabe që do bashkohen dhe punojnë së bashku në këtë Epokë të Re.

Ndërkohë, 1300 km larg, në perëndim të Lindjes sê Mesme, në Ballkan,  një tjetër diplomaci mahnitëse e ushtruar dhe e mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara u shfaq më date 04.09.2020.

Në zyrën “Ovale” të Shtëpisë së Bardhë, firmoset nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njohja reciproke me Izraelin. Një fitore e madhe gjeopolitike për Kosovën dhe Izraelin.

Qysh nga viti 2012, kur Izraeli hapi ambasadën në Shqipëri,  shqiptarët e Kosovës prisnin me padurim qê Izraeli të hapte krahët edhe për ta.

Epo ja, ky moment erdhi.

Përqafimi i ngrohtë dhe vëllazëror midis Kosovës dhe Izraelit ndodhi.

Me rastin e Vitit të Ri Hebraik, Rosh Ha’Shana 5781, burri i shtetit i Izraelit, që i rriti shtatin Izraelit në skenën botërore, deklaroi:  “Në këtë Vit tè Ri, unë i shtrij dorën e miqësisë,  popullit të Kosovës”.

Dhe kur këtë e thotë ky burrë shteti, është njëlloj si “Besa e Shqiptarit”.

Duke kujtuar rilindasin e madh shqiptar Sami Frashëri, me librin e tij: “Shqipëria ç’ka qenë? Ç’është? dhe Ç’do të bëhet?”

Ditë të mëdha për Paqen në të gjithë botën!

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023