Robert Shala: Kosova duhet të ndjekë modelin e Izraelit për Sigurinë Kibernetike

Izraeli ka kompani me emër në botë dhe suksesi i tyre mund të mësojë shumë për ta shndërruar Kosovën një “Start-up Nation” në Ballkan. Industria e sigurisë kibernetike e Izraelit është e dyta në botë pas Shtetet e Bashkuara


Nga Robert Shala

Drejtor ekzekutiv i kompanisë Sentry Cyber Security

 

Siguria Kibernetike është shndërruar në një nga industritë më të fuqishme dhe një nga elementët kyç në botën e sotme, që falë teknologjive inovative është gjithmonë edhe më aksesueshme online.

Investitorë të rëndësishëm në të gjithë botën po investojnë miliarda dollarë apo euro, për të mbrojtur sigurinë e tyre online nga sulmet kibernetike që po bëhen gjithmonë e më shumë një kërcënim real për kompanitë të çfarëdo lloj përmase dhe vendndodhje.

Edhe Kosova ka nisur të investojë në sigurinë kibernetike duke krijuar kompani, të cilat tashmë kanë grumbulluar përvojë të vlefshme dhe kanë klientë lokalë dhe ndërkombëtarë.

Një nga këto është edhe Sentry Cyber Security, e cila është kompani e themeluar në Prishtinë dhe e specializuar në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve në fushën e sigurisë kibernetike.

Disa nga shërbimet kryesore të cilat i ofron kompania jonë janë “Penetration Testing”, “Cyber Education” dhe  “Cybersecurity Software Development”. Përpos selisë qëndrore në Republikën e Kosovës, Sentry operon edhe në Bosnje dhe Hercegovinë përmes së cilës ofrojmë shërbimet tona për tregun rajonal te Ballkanit.

Shërbimet tona kryesisht i ofrojmë për eksport me fokus kryesor Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë këtyre viteve kemi fituar besimin e kompanive me renome në tregun Amerikan dhe Evropian ku disa prej emrave të cilët mund t’i veçojmë janë Veracode, IOactive, Raiffeisen Bank, Vienna Insurance Group, dhe tjerë.

Përpos klientëve, Sentry është vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe përmes partnereve që përbëhen nga inxhinier të specializuar, ish-ushtarakë Amerikan dhe ish Zyrtare të qeverise së SHBA.

Për një hop më cilësor dhe me një vizion për të qenë edhe Kosova një lojtar në tregun e industrisë kibernetike, mendoj se Kosova duhet të ndjekë modelin e Izraelit për Sigurinë Kibernetike.

Izraeli ka kompani me emër në botë dhe suksesi i tyre mund të mësojë shumë për ta shndërruar Kosovën një “Start-up Nation” në Ballkan.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023