Lehtësimi i procedurave për investitorët izraelitë, ambasadori Canaj takim me Nimrod Yaron

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Nimrod Yaron, drejtuesin e kompanisë izraelite “Nimrod Yaron & Co. Israeli and International Taxation”, gjatë të cilit u diskutua rreth mënyrave të bashkëpunimit, për të lehtesuar procedurat e taksave për bizneset dhe investitoret e interesuar për të hyrë në tregun izraelit dhe atë shqiptar.


Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Nimrod Yaron, drejtuesin e kompanisë izraelite “Nimrod Yaron & Co. Israeli and International Taxation”, gjatë të cilit u diskutua rreth mënyrave të bashkëpunimit, për të lehtesuar procedurat e taksave për bizneset dhe investitoret e interesuar për të hyrë në tregun izraelit dhe atë shqiptar.

Nje vend te vecante iu kushtua rendesise qe ka per dy vendet tona, heqja e taksimit te dyfishte, si nje parakusht per rritjen e volumit tregtar te mallrave dhe kapitaleve te investimeve

“Ambasadori Canaj zhvilloi nje takim me drejtuesin e kompanise izraelite Nimrod Yaron &Co Israeli and International Taxation, gjate te cilit u diskutua rreth menyrave te bashkepunimit per te lehtesuar procedurat e taksave per bizneset dhe investitoret e interesuar per te hyre ne tregun izraelit dhe ate shqiptar.

Shqiperia dhe Izraeli gezojne nje bashkepunim ne rritje ne fushat e bujqesise, turizmit, investime ne infrastrukture, call center etj. Pavaresisht kesaj, duke patur parasysh mundesite e medha qe ekzistojne per te intensifikuar bashkepunimin ne fushat e mesiperme, del e nevojshme bashkepunimi ndermjet paleve per te reduktuar procedurat e taksave mbi bizneset dhe kompanite qe duan te investojne ne vendet respektive.

Per kete qellim, ne takim u diskutua mbi politiken e taksave ne Shqiperi dhe lehtesirat per biznesin e huaj, si dhe eleminimin e procedurave te zgjatura per regjistrimin e bizneseve te huaja. Nje vend te vecante iu kushtua rendesise qe ka per dy vendet tona, heqja e taksimit te dyfishte, si nje parakusht per rritjen e volumit tregtar te mallrave dhe kapitaleve te investimeve.

Nimrod Yaron &Co Israeli and International Taxation, https://y-tax.co.il/en/home-english/ eshte nje kompani izraelite e specializuar ne adresimin e procedurave komplekse nderkombetare te taksave dhe financave si dhe ne perfaqesimin e bizneseve ne transaksionet nderkombetare”, shkruan ambasada shqiptare në njoftimin e saj.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023