Leskaj takon Gendler: Shqiptarët dhe hebrenjtë, një miqësi e sprovuar në momente të mëdha!
Ish-kryetarja e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar, Znj, Valentina Leskaj, e sapo anëtarësuar në Bordin Këshillues në Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit, u takua sot me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, me të cilin ndanë opinionin për rëndësinë e angazhimit në luftën kundër fenomenit të antisemitizmit dhe çdo forme tjetër të diskriminimit identitar.
Ish-kryetarja e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar, Znj, Valentina Leskaj, e sapo anëtarësuar në Bordin Këshillues në Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit, u takua sot me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, me të cilin ndanë opinionin për rëndësinë e angazhimit në luftën kundër fenomenit të antisemitizmit dhe çdo forme tjetër të diskriminimit identitar, por edhe bashkëpunimin e shkëmbimet në fushën e ekonomisë, dijes e kulturës, e mbi të gjitha duke investuar tek marrëdhëniet njerëzore.
Postimi i plotë
Të dashur miq,
Takimi i sotëm me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, ishte kënaqësi. Biseduam me të për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe dy popujve tanë. Ndamë me Ambasadorin opinionin për rëndësinë e angazhimit në luftën kundër fenomenit të antisemitizmit dhe çdo forme tjetër të diskriminimit identitar që për mua është një motivim serioz, siç ka qenë edhe përpara se t’i bashkohesha Bordit të Lëvizjes Kundër Antisemitizmit, një kauzë e rëndësishme tek e cila kam besuar e vazhdoj të besoj fort.
Shqiptarët dhe hebrenjtë i ka lidhur historia dhe një miqësi që është sprovuar në momentet tragjike të Luftës së Dytë Botërore. Sot sfida jonë është që ta forcojmë më tej këtë miqësi mes popujve tanë, duke zhvilluar bashkëpunimin e shkëmbimet në fushën e ekonomisë, dijes e kulturës, e mbi të gjitha duke investuar tek marrëdhëniet njerëzore që janë themeli i miqësisë së qëndrueshme mes dy popujve tanë dhe antidota më e mirë kundër politikave të urrejtjes e dasisë, nga të cilat ushqehet antisemitzmi dhe çdo formë diskriminimi e racizmi, që fatkeqësisht po ngrenë sot kokën edhe në shumë vende të botës demokratike.
Të dashur miq,
Takimi i sotëm me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, ishte kënaqësi. Biseduam me të…Posted by Valentina Leskaj on Wednesday, October 7, 2020
Më 14 shtator 2020, Lëvizja e Luftimit të Anti-Semitizmit (The Combat Anti-Semitism Movement – CAM) bëri të ditur se, ish-ministrja e qeverisë shqiptare, Valentina Leskaj, është bashkuar me Bordin e saj Këshillëdhënës. Leskaj bëhet anëtari i parë mysliman i bordit dhe bashkohet me një listë mbresëlënëse të këshilltarëve që ndihmojnë organizatën të drejtojë luftën kundër antisemitizmit në të gjithë botën.
Leskaj ka qenë deputete nga 2002 në 2017. Gjatë asaj kohe, midis një numri rolesh të lartë, ajo shërbeu si Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale, Zëvendëskryetare e Parlamentit dhe Nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Nga 2013-17, ajo ishte kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar dhe kryetare e Parlamentit Shqiptar në Këshillin e Evropës.
Valentina Leskaj bashkohet me Bordin Këshillimor të CAM, i cili tashmë përfshin Kryetarin e Agjencisë Hebreje (Jewish Agency Chairman), Isaac Herzog, ish-senatorin amerikan Joe Lieberman, ikonën e të drejtave të njeriut Natan Sharansky, Kryebashkiakun e Frankfurtit, Uwe Becker, Lordët e Mbretërisë së Bashkuar John Mann dhe Eric Pickles, si dhe akademikun e mirënjohur të Harvardit Dr. Ruth Wisse.