Historike! Shqipëria organizon “Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit”

Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit (Combat Anti-Semitism Movement – CAM) do të organizojë për herë të parë “Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit” për të luftuar paragjykimet dhe fanatizmin. Flalime do të mbajnë midis të tjerëve, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri. Gjithashtu, folës janë edhe Isaac Herzog, Kryetar i Agjencisë Hebraike për Izraelin; Elan Carr, i Dërguari Speciale i Shteteve të Bashkuara për Monitorimin e Luftës kundër Anti-Semitizmit; Omer Yankelevich, ministre e Çështjeve të Diasporës e Shtetit të Izraelit.


Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit (Combat Anti-Semitism Movement – CAM) do të organizojë për herë të parë “Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit” për të luftuar paragjykimet dhe fanatizmin.

Qëllimi i konferencës do të jetë krijimi i një fronti të bashkuar midis vendeve Ballkanike, për të punuar së bashku në mënyrë që të zhdukim plagën e antisemitizmit nga ligjërimi ynë dhe të krijojmë shoqëri më të mira, më tolerante për brezat e ardhshëm“, shkruan Balkans Forum Against Antisemtisme në faqen zyrtare të forumit.

Seanca Plenare e Hapjes për Forumin do të përfshijë folës të nivelit të lartë nga rajoni – Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe personalitete të shquara nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Gjermania, Italia dhe Kombet e Bashkuara.

Flalime do të mbajnë midis të tjerëve, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, deputetët shqiptarë Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti (Kryetare  e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael); ish-deputetja Valentina Leskaj, anëtare e Bordit Këshillues të Luftës kundër Antisemtizmit në Botë.

Gjithashtu, folës janë edhe Isaac Herzog, Kryetar i Agjencisë Hebraike për Izraelin; Elan Carr, i Dërguari Speciale i Shteteve të Bashkuara për Monitorimin e Luftës kundër Anti-Semitizmit; Omer Yankelevich, ministre e Çështjeve të Diasporës e Shtetit të Izraelit, Natan Sharansky, aktivist i njohur izraelit i Të Drejtave Humane, Robert Singer, CEO i Bordit të Besimit i World ORT; Lord John Mann, Këshilltar i Britanisë së Madhe për Antisemizmin.

Forumi do të zhvillohet, më 28 tetor 20202, nga ora 16:00-19.00.

AXHENDA

FORUMI I BALKANIT 2020 KUNDËR ANTISEMITIZMIT

RENDI I DITËS

E mërkurë, 28 tetor

16:00-17:30
Seanca Plenare e Hapjes së Forumit

17:45 – 18:15
-Paneli i Këshillit Këshillëdhënës të Lëvizjes Luftuar Anti-Semitizëm
-Liderët Globalë të Bashkuar me Ballkanin Kundër Anti-Semitizmit”

18:15 – 18:45
Paneli: Perspektiva mbi Zbatimin e Përkufizimit të IHRA dhe luftimin e antisemitizmit

18: 45-18:50
Deklaratë e Përbashkët e Forumit të Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit (2020 Balkans Forum Against Anti-Semitism)

18:50-18:55
Konkluzionet Përmbyllëse

19:00
Mbyllja e Forumit

 

FOLËSA TË KONFIRMUAR

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023