
Artefakte nga jeta e hebrenjve, Kosova Jewish Organization viziton Muzeun e Istogut
Drejtues të Kosova Jewish Organization (KJO) zhvilluan një vizitë në muzeun e qytetit të Istogut. Disa nga gjurmët në këtë muze i takonin edhe kulturës hebreje, dhe jetës së tyre të dikurshme në këtë qytet me rrethinë.

Drejtues të Kosova Jewish Organization (KJO) zhvilluan një vizitë në muzeun e qytetit të Istogut.
“Disa nga gjurmët në këtë muze i takonin edhe kulturës hebreje, dhe jetës së tyre të dikurshme në këtë qytet me rrethinë”, shkruan KJO në një postim të saj në rrjetet sociale.
Ndiq "Izraeli Sot" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Nga fotot e publikuara shihen artefakte hebraike.
Sipas koordinatores së KJO, Artina Hamitaga, vizita u bë me qëllim të informimit të shtrirjes dhe jetesës që kanë patur hebrenjtë dikur në këtë qytet.
Postimi i plotë
Dje më 15.10.2020, Kosova Jewish Organization vizitoji qytetin e Istogut, më saktësisht muzeun e këtij qyteti.
Lashtësinë e këtij qytetit mund ta prekësh nga afër pikërisht në këtë muze.
Edhe pse nuk ekziston ndonjë dokument i shkruar, dihet saktësisht se ka qenë i banuar që nga kohët e parahistorisë, e gjurmë të civilizimit janë të dukshme dhe janë gjetur se janë të kohës së dardanëve dhe të romakëve.
Disa nga gjurmët në këtë muze i takonin edhe kulturës hebrej, dhe jetës së tyre të dikurshme në këtë qytet me rrethinë.
Vizita jonë u bë me qëllim të informimit të shtrirjës dhe jetesës që kanë patur hebrenjtë dikur në këtë qytet.
Për të gjitha këto u informuam nga Z. Enver Boletini, të cilin e falenderojmë për pasionin dhe përkushtimin e tij, si dhe për kohën e informatat që ndau me ne!