Mbrojtja e hebrenjve/ Shqipëria si Parlamenti Europian, projekt-rezolutë kundër Anti-Semitizmit

Grupi parlamentar i PS në Kuvendin e Shqipërisë ka propozuar një projekt-rezolutë kundër Anti-Semitizmit që do të ndihmojë në luftën efikase ndaj këtij fenomeni si dhe si një instrument edukimi për qytetarët. Projekt-rezoluta është propozuar nga deputetët Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti


Grupi parlamentar i PS në Kuvendin e Shqipërisë ka propozuar një projekt-rezolutë kundër Anti-Semitizmit që do të ndihmojë në luftën efikase ndaj këtij fenomeni si dhe si një instrument edukimi për qytetarët.

Projekt-rezoluta është propozuar nga deputetët Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti

Po ashtu Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me CAM dhe Agjencinë hebraike për Izrealin do të organizojnë së bashku më 28 tetor Forumin inaugurues të Ballkanit kundër Anti-Semitizimit.

Ky cilësohet si një vendim historik pasi është forum përurues dhe do të shërbejë si një model për vendet e tjera në rajon e më gjerë.

Shqipëria njihet për miqësinë historike që ka me popullin hebre dhe ky forum do të shërbejë për një sensibilizim që dhe hebrenjtë mund të jetojnë të qetë dhe në paqe si popull, që historia e frikshme e nazizmit mos rikthehet më si dhe një fushatë kundër Anti-Semitizmit i cili është në rritje në Europë.

PROJEKT REZOLUTA

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISE SOCIALISTE
Nr. Prot

Lenda:
Drejtuar:
Depozitim Projektrezolute
Zotit Gramoz
KRYETAR l KUVENDIT
I nderuar z. Kryetar i Kuvendit,
Tirane, me __ 2020
Bazuar ne nenin 18 pika I, te Rregullores se Kuvendit, Ju paraqes per shqyrtim dhe miratim ne
Kuvend projektrezoluten “Per miratimin e perkufizimit te perdorshem per antisemitizmin
percaktuar nga Aleanca nderkombetare per perkujtimin e Holokaustit”, se bashku me relacionin
shoqerues te saj, per shqyrtim dhe miratim ne Kuvend.

DEPUTETET PROPOZUES
Taulant Balla, Blerina Gjylameti

REPUBLIKA E SHQIPERISE
KUVENDI
PROJEKT-REZOLUTE
PER MIRA TIMIN E PERKUFIZIMIT TE PERDORSHEM PER ANTISEMITIZMIN
PERCAKTUAR NGA ALEANCA NDERKOMBET ARE
PER PERKUJTIMIN E HOLOKAUSTIT

Kuvendi i Shqiperise, duke marre ne konsiderate:
Rezoluten e Parlamentit Europian “mbi luften kunder antisemitizmit”, miratuar me 1 qershor 2017
Deklaraten e Keshillit te Bashkimit Europian “mbi luften kunder antisemitizmit dhe zbatimin e nje perqasje te perbashket per çeshtjet e sigurise per te mbrojtur me mire komunitetet dhe institucionet hebraike ne Europe”, bere me 6 dhjetor 2018;

Konkluzionet e Konferences se nivelit te larte mbi luften kunder antisemitizmit ne hapesiren e OSBE-se, organizuar nga Kryesia e rradhes Shqiptare ne Tirane, me 4-5 shkurt 2020; miraton perkufizimin e perdorshem mbi antisemitizmin, jo te detyrueshem ligjerisht, te percaktuar nga Aleanca nderkombetare per perkujtimin e Holokaustit sipas te cilit : “Antisemitizmi eshte nje perceptim i caktuar per hebrenjte, i cili mund te shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestimet retorike dhe fizike te antisemitizmit drejtohen ndaj individeve hebrenj ose Jo hebrenj dhe/ose ndaj prones se tyre, ndaj institucioneve dhe objekteve fetare te komunitetit hebraik.”

Kuvendi vlereson se: 
perkufizimi i perdorshem, sikurse eshte percaktuar nga Aleanca nderkombetare per kujtimin e Holokaustit, ne seancen plenare zhvilluar ne Bukuresht, me date 26 maj 2016, ne frymen e Deklarates se Stokholmit qe thote: “Me njerezimin qe ende eshte i frikesuar nga … antisemitizmi dhe ksenofobia, komuniteti nderkombetar ka nje pergjegjesi serioze per te lzoluar keto te keqija”, ndihmon per te shquar me qarte e luftuar me me efikasitet antisemitizmin bashkekohor; ky perkufizim perben nje instrument efikas ne luften kunder antisemitizmit ne formen e tij moderne per sa i perket manifestimit te urrejtjes ndaj Shtetit te Izraelit justifikuar me perceptimin e tij si nje kolektivitet hebraik.

Kuvendi i rekomandon Qeverise shqiptare:
te perdore kete perkufizim pune mbi antisemitizmin, jo te detyrueshem ligjerisht, te percaktuar nga Aleanca nderkombetare per perkujtimin e Holokaustit si nje instrument orientues ne fushen e edukimit si dhe per mbeshtetjen e autoriteteve juridike dhe ndeshkimore ne perpjekjet e tyre per zbulimin dhe goditjen me efikasitet te sulmeve antisemitike. Te vazhdoje dhe te forcoje luften ndaj çdo shfaqeje te intolerances dhe diskriminimit qe mund te çoje ne akte urrejtje dhe dhune, perfshire dhe antisemitizmin; te rrise masat sensibilizuese dhe edukative ne kuadrin e luftes kunder manifestimeve te intolerances dhe diskriminimit, perfshire dhe antisemitizmin.

 

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023