“50 vjet marrëdhënie me jashtë”, promovohet libri i Dashnor Dervishit, ish-ambasadorit të Shqipërisë në Izrael

“50 vjet marrëdhënie me jashtë” ka mbledhur në Universitetin Luarasi diplomatë, profesorë, miq e kolegë të ambasadorit Dashnor Dervishi, i cili ka promovuar sot librin kushtuar 50 viteve karrierë. Në dhjetor të vitit 1998, Dashnor Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Izrael, post të cilin e mbajti deri në vitin 2003.


“50 vjet marrëdhënie me jashtë” ka mbledhur në Universitetin Luarasi diplomatë, profesorë, miq e kolegë të ambasadorit Dashnor Dervishi, i cili ka promovuar sot librin kushtuar 50 viteve karrierë.

Në dhjetor të vitit 1998, Dashnor Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Izrael, post të cilin e mbajti deri në vitin 2003.

Edhe Ambasada e Shqipërisë në Izrael uroi z.Dashnor Dervishi, të cilin e konsideron emblemë e diplomatit të suksesshëm të karrierës.

“Promovohet në “Luarasi” libri i Ambasadorit Dervishi, Ambasadori i pare i RSH ne Izrael, Pjesa më aktive e karrieres se tij i përket fundit të viteve ’90 dhe fillimit 2000, shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Dashnor Dervishi do të bëhej emblemë e diplomatit të suksesshëm të karrierës. Për veprimtarinë e tij u dekretua me titullin ambasador. Në dhjetor të vitit 1998, Dashnor Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Izrael, post të cilin e mbajti deri në vitin 2003. Që nga viti 2003 e deri në vitin 2005, Dashnor Dervishi punoi si drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale në Ministrinë e Jashtme. Në vitin 2006 Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Rumani dhe me pas Ambasador i Shqipërisë në Greqi. Urimet me te mira per Ambasadorin e pare te RSH ne Izrael!”

Promovohet në “Luarasi” libri i Ambasadorit Dervishi, Ambasadori i pare i RSH ne Izrael, Pjesa më aktive e karrieres se…

Posted by Ambasada Izrael on Thursday, October 22, 2020

Për rektorin e Universitetit Luarasi, z. Ethem Ruka libri “50 vjet marrëdhënie me jashtë’ i ambasadorit Dashnor Dervishi është një eksperiencë e veçantë dhe befasuese. Duke folur për mikun e tij, Ruka tha në promovimin e librit për punën 50-vjeçare të diplomatit shqiptar se është një libër i shkruar me përgjegjësi të jashtëzakonshme.

Z.Dervishi i cili është dhe anëtar bordi i Universitetit Luarasi, për rektorin Ruka është nga të paktët që e ka merituar titullin ambasador duke e cilësuar një karrierë të jashtëzakonshme punën e tij dhe vetë diplomatin një aset për Universitetin Luarasi.

“Është shumë kënaqësi për mua që më jepet rasti të them pak fjalë për mikun tim të shtrenjtë, ambasadorin Dashnor Dervishi me të cilin e kemi filluar bashkë rrugëtimin në universitetin e Shkencave Natyrore. Rrugët na ndanë dhe na dhanë rrugë të ndryshme por sot jemi prapë bashkë. Profesori është anëtar bordi i Universitetit Luarasi dhe është kënaqësi që e kemi në gjirin e këtij universiteti të shkëlqyer.
U befasova kur fillova ta lexoj librin. I shkruar me përgjegjësi të jashtëzakonshme. Një libër që rrjedh, të mban të mbërthyer dhe po e fillove të detyron ta mbarosh. Ambasadori e ka ndjekur politikën nga Shqipëria dhe duke e përfaqësuar Shqipërinë. 50 vite në diplomaci nuk i thonë pak. Një karrierë e shkëlqyer. Do ju ftoja ta lexonit me endje këtë pjesë të diplomacisë shqiptare. Diplomacia për mbrojtjen e interesave kombëtare nga misioni i diplomacisë është shumë i vjetër. Dashnor Dervishi është nga të paktët që e ka merituar titullin ambasador. Jemi shumë të gëzuar që të kemi mes nesh. Je një aset për grupin tonë dhe grupin Hysenbelliu
”, tha rektori Ruka.

Drejtori i RTSH Thoma Gëllçi rrëfeu gjatë fjalës së rastit një pjesë të udhëtimeve të tij me ambasadorin Dervishi duke treguar punën e tij të madhe në mbështetje të shqiptarëve.

Është kënaqësi që të them dy fjalë për librin dhe autorin e librit. Nuk do të bëj një analizë profesionale të librit do ta bëjnë ata që janë specialistë. Është një libër që nuk është i lehtë. Kujtimet vijnë si pjesë e analizës dhe personazheve. E kam lexuar disa herë këtë libër. Në Itali fillova të lexoja disa faqe të rëndësishme të këtij libri, për tranzicionin. Kjo histori e vrullshme ku përfshiheshin që nga Nënë Tereza, Andreoti që mi prezantonte profesor Dervishi. Ato kohëra ishin të pashembullta dhe ditën e sotme. Ato që dëgjoja ishin të panjohura por mjaftueshëm për t’u stampuar në kujtesën time të pashlyeshme. Nuk mund të ketë njeriu një mundësi më të mirë se sa të vizitojë Italinë në shoqërinë e një ish-ambasadori të rëndësishëm siç është Dashnor Dervishi. Shumë ato fotografi i kam parë në hapësirën që më krijoi autori i librit në Italinë e veriut”, tha Gëllçi.

Anila Bisha, drejtore e shtëpisë botuese “Mediaprint” tha se ambasadori me këtë libër e tejkalon veten dhe shkon përtej ngjarjeve personale duke treguar ngjarje të rëndësishme. Ajo e cilësoi një udhërrëfyes për diplomatët e rinj.

“Një botim që kur erdhi në redaksi ishim pak skeptikë. Ishte hera e parë që merrnin një botim të tillë. E mora si një mision për të përcjellë atë që autori vetë kishte krijuar dhe realizuar. Gjithmonë mendoj se librat me autorë diplomatë ngjallin kureshtje. Libri i Dashit e realizon më së miri këtë lloj misioni. E tejkalon veten dhe e prezanton historinë si një botim që i përcjell ngjarjet si ngjarje shumë të rëndësishme. I tejkalon ngjarjet personale.

Ky është botimi i parë që prezanton periudhën historike deri në marrëdhëniet me Italinë. U kujdesëm që libri të kishte të gjitha cilësitë dhe të botimit për të ekspozuar dhe përdorur detajet e botimit. Me një përmbajtje teknike mjaft cilësore dhe besoj se do lexohet aq bukur sa është shkruar. Në udhëtimin që bëmë së bashku për të realizuar librin jo vetëm që njoha ambasadorin por dhe miqtë rrotull”, deklaroi Anila Bisha.

Ajo falënderoi universitetin Luarasi për organizimin e këtij eventi.

Gjej rastin të falënderoj universitetin Luarasi që na mirëpriti në këtë ambient sepse në kushte pandemie është e vështirë të gjejmë ambiente kaq të bukura, të hapura. Libri mbështet idenë se në saj të diplomacisë vende të caktuara jetojnë në harmoni”, tha Bisha.

“Dashnor i diplomacisë shqiptare”. Kështu e ka cilësuar diplomati Lisien Bashkurti ambasadorin e njohur Dashnor Dervishi, libri i të cilit “50 vjet marrëdhënie me jashtë” është promovuar sot në universitetin “Luarasi”.

Bashkurti tregoi impresionet e tij gjatë leximit të librit, teksa tha se ky model duhet të ndiqet dhe nga ambasadorë të tjerë.

“Pata emocion të veçantë kur mora në duar dhe fillova të lexoj librin e mikut tim. në shumë vende të ndryshme ku kam pasur fatin të shkoj kam mësuar se diplomatët pas punës së tyre shkruajnë kujtime. Në Shqipëri kjo përvojë është disi më e pakët por ekziston. Këta libra janë modele që lypen të ndiqen dhe nga ambasadorë të tjera dhe përvoja e tyre lipset t’iu mbetet politikanëve dhe brezave. Z. Dervishi dhe libri i tij simbiozë e pandarë. Libri portret i tij. Dashnor Dervishi qysh në vitet studentore i hyri rrugës së marrëdhënieve me jashtë. Hyri në këtë fushë përmes kontakteve me vizitorë të huaj. Kontaktet dhe veprimtaritë me të huajt ishin pikëtakimi me botën. Në jetën e Dashnor Dervishit u shënua një kthesë e vërtetë nga shkencat në diplomaci”, tha Bashkurti.

Sipas tij, tipari dominues në gjithë veprimtarinë e diplomatike të ambasadorit Dervishi është shpirti atdhetar i palëkundur i tij.
“Fundi i viteve ‘80 dhe mesi i viteve ‘90 e gjen në Itali. Roma shkruan Dashnor Dervishi u kthye në portën kryesore të perëndimit për vendin tonë.
Pjesa më aktive i përket fundit të viteve ’90 dhe fillimit 2000, shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Dashnor Dervishi do të bëhej emblemë e diplomatit të suksesshëm të karrierës. Për veprimtarinë e tij u dekretua me titullin ambasador. Tipari dominues në gjithë veprimtarinë e tij diplomatike anembanë botës është shpirti atdhetar i palëkundur i Dash Dervishit. Ngjyra e kuqe thotë ai kur jemi jashtë vendit është me kuqe dhe himni kombëtar tingëllon më bukur. Urime dashnor i diplomacisë shqiptare”, u shpreh Bashkurti.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023