Rezoluta për antisemitizmin, Taulant Balla: Moment krenarie, shqiptarët shpëtuan hebrenjtë

Teksa parlamenti miratoi sot projektrezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se kjo seancë është një moment krenarie për Kuvendin.


Teksa parlamenti miratoi sot projektrezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se kjo seancë është një moment krenarie për Kuvendin.

Ai deklaroi se shqiptarët shpëtuan hebrenjtë e Evropës të rrezikuar, të asaj Evrope ku sot kërkojnë të jenë pjesë, ndërsa e cilësoi antisemitizmin pjesë të ADN-së së shqiptarëve dhe kulturës sonë.

“Kjo seancë e sotme bën pjesë në ato momente të krenarisë për kuvendin e shqiptarëve. Ajo që po diskutojmë dhe që pas pak do marrë formën zyrtare të qëndrimit të Kuvendit të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit besoj se është pjesë e ADN-së sot si popull. Gjatë shekujve ka kaluar pushtime, por ka ruajtur një gjuhë të veçantë dhe një set vlerash të qëndrueshme. Historia e komunitetit të vogël hebre të Shqipërisë ilustron parimet mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë. Një prani hebreje në Shqipëri që pas shekullit të 2 të E.S.
Shqiptarët shpëtuan hebrenjtë e Evropës, hebrenjtë e rrezikuar. Hebrenjtë qytetarë të Europës, të asaj Europe që duam të bëhemi pjesë”, deklaroi Balla.

Fjala e plotë

Në pesëmbëdhjetë vjet të angazhimit tim në Parlamentin e Shqipërisë, me siguri kjo seancë bën pjësë në ato momentet e krenarisë për Kuvendin e shqiptarëve. Për shkak se gjatë kësaj séance do të diskutohet dhe në vijim do të votohet Rezoluta kundër antisemitizmit e cila ben pjesë në ADN e shqiptarëve

Gjatë shekujve, Shqipëria ka duruar pushtime dhe pushtues të shumtë. Ne e kemi përballuar këtë të kaluar të trazuar dhe kemi ndërtuar një demokraci dhe stabilitet ekonomik. Gjatë gjithë këtyre shekujve, Shqipëria ka ruajtur një kulturë të veçantë, kombëtare. Ne kemi një gjuhë antike, unike, të palidhur me ndonjë tjetër. Më e rëndësishmja, Shqipëria ka mbajtur gjithashtu një grup vlerash të qëndrueshme.

Historia e komunitetit të vogël hebre të Shqipërisë ilustron në mënyrë të përsosur parimet mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë. Dokumentet historike kane treguar se ka ekzistuar një prani hebreje në Shqipëri që nga Shekulli i Dytë, por nga vitet 1930 prania e tyre ishte zvogëluar në vetëm 200 hebrenj. Shpejt pasi nazistët pushtuan vendin tonë në 1943, ata shënjestruan me shpejtësi hebrenjtë që ishin në Shqipëri. Autoritetet shqiptare nuk pranuan të dorëzonin listat e hebrenjve, ndërsa shqiptarët e zakonshëm – myslimanë dhe të krishterë – rrezikuan jetën e tyre duke fshehur fqinjët e tyre hebrenj. Qysh në vitet 1930 shtypi i Perëndimit e quante Shqipërinë një atdhe të dytë të hebrenjve, ndërsa të tjerë flitnin për kolonizimin hebraik të Shqipërisë.

Një meritë të veçantë ka dhe një mik shqiptar I atyre viteve ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Herman Bernshtajn për instalimin në diplomacinë mbretërore të Shqipërisë të një ndjenje simpatie dhe të një përgjegjësie mbrojtjeje ndaj hebrenjve. Në ditën e sotme ne nderojmë edhe veprën e tyre të shkëlqyer, në favor të hebrenjve të Gjermanisë, Austrisë, Polonisë dhe të disa vendeve të tjera, të cilëve iu hap rruga për të ardhur lirisht e legalisht në Shqipëri. Brenda më pak se një dhjetëvjetëshi pas shpërthimit të urrejtjes anti-semite me doktrinën naziste final solution (1932) numri i hebrenjve në Shqipëri u dhjetëfishua. Periudha e dytë e shpëtimit të hebrenjve është ajo e vetë luftës.
Si deputet i Elbasanit dhe Librazhdit , në zonën që kam pas nderin të përfaqësoj ka dëshmi të mbrojtjes së hebrenjve. E tillë është rasti i fshatit Qarrishtë, ku familja Biçaku strehoi 26 hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një dëshmi rrënqethëse dhe kuptimplotë që evidenton mbrojtjen e mikut në çdo rrethanë edhe me jetë.

Cka është e rëndësishme të theksohet është fakti që në fund të luftës listat që gjenden në arkivat e Shqipërisë përmbajnë 3750 emra. Populli shqiptar nuk shpëtoi hebrenjtë e vet, ata ishin të vetët qëkuri, shqiptarët shpëtuan hebrenjtë e Europës, hebrenjtë e rrezikuar e të dëbuar, hebrenjtë e përndjekur në kontinentin mëmë.

Shqipëtarët shpëtuan hebrenjtë, qytetarë të asaj Europe, që sot po kërkojmë me ngulm të bëhemi pjesë e saj. Europa e sotme është padiskutim thellësisht e ndryshme nga ajo Europë e Luftës së dytë Botërore. Europa e sotme është një bashkësi pa kufij, një bashkësi multietnike, multikulturore, multifetare dhe multigjuhësore. Shqipëria, nëse një ditë do të arrijë të jetë pjesë e familjes Europiane, do ta pasurojë atë me dy vlera themelore: humanizmin, mbrojtjen e tjetrit në rrezik dhe tolerancën fetare. Te shqiptarët toleranca fetare dhe ajo etnike kanë qenë historikisht të pandara. Në këtë kuptim, ne i kthehemi së shkuarës, historisë së holokaustit, tmerreve të antisemitizmit, jo se ky është një problem i yni për t’u ndarë nga e kaluara, pasi shqiptarët nuk kanë probleme me të kaluarën, por sepse Botës i duhet një thirrje aktuale për frymë bashkëjetese dhe qytetari moderne.

Me sjelljen ndaj hebrenjve populli shqiptar ka konfirmuar e konfirmon një cilësi të shkëlqyer të botës së saj, një virtyt mbarëpopullor që bën pjesë në imazhin e një vendi të përparuar. Nga humanizmi i shprehur ndaj çdo bashkësie në rrezik, nga toleranca ndërfetare dhe vlera të tjera të qytetarisë shqiptare, ka kohë e vend për të mësuar të gjithë, por në mënyrë të veçantë ata që provokojnë frymë konflikti dhe mosdurimi.

Ky kapitull i shquar dhe kryesisht i patreguar i historisë shqiptare nuk është i rastësishëm. Ndjenja e nderit, besimit dhe respektit midis shqiptarëve, pavarësisht nga feja apo besimi, është ngulitur në strukturën etike dhe morale të Shqipërisë. Është pjesë e një kodi shekullor i njohur si ‘besa’. Një jetë e mbushur me ‘besë’ është një jetë e besimit të qëndrueshëm midis fqinjëve, një angazhim për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar njëri-tjetrin. Prandaj, shpëtimi i hebrenjve nga vendi ynë nga tmerret e nazizmit nuk ishte thjesht një akt i jashtëzakonshëm heroizmi gjatë orës më të errët të njerëzimit. Ishte një çështje e nderit kombëtar, e qëndrimit stoik për atë që do të thotë të jesh shqiptar.

Jam krenar që këto vlera nuk janë zhdukur edhe sot e kësaj dite. Shoqëria shqiptare vazhdon të karakterizohet nga një ndjenjë uniteti, pavarësisht nga dallimet në fe, besim dhe prejardhje. Kjo është arsyeja pse nuk jam aspak i befasuar dhe madje jam mëse i bindur edhe në cilësinë e nderit që kam për të qenë propozuesi i kësaj Projekt Rezolute që Parlamenti i Shqipërisë, do të miratojë me konsensusin më të gjerë të mundshëm, përkufizimin e funksionimit të antisemitizmit të Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit (IHRA).

Të nderuar kolegë,
Rezoluta e propozuar mbeshtetet ne percaktimin e IHRA, Aleanca Ndërkombëtare e Kujtimit të Holokaustit, një organizatë ndërqeveritare, e themeluar në vitin 1998, nga ish kryeministri Suedez Person, e cila bashkon qeveritë dhe ekspertët për të forcuar, avancuar dhe promovuar vlerat qe perkujtojne Holokaustin, sipas deklarates se Stokholmit te vitit 2000. Deklarata u miratua në Janar 2000 nga Forumi Nderkombetar i Stokholmit mbi Holokaustin, ku moren pjese politikane te nivelit te larte, udheheqes fetare dhe shkencetare nga mbi 40 vende. Aktualisht IHRA ka 34 vende anetare në gjirin e saj ndër të cilat Argjentina, Australia, Austria, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Izraeli, Italia, Luksemburgu, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Zvicra, Britania e Madhe, ShBA etj. Ne vitin 2016 IHRA miratoi perkufizimin e saj mbi antisemitizmin, për ta rilexuar për të gjithë ata shqiptarë që na ndjekin si me poshte:

“Nje perceptim i hebrenjve, i cili ngjall urrejtjen ndaj tyre. Shfaqjet e antisemitizmit drejtohen ndaj individeve hebrenj dhe jo-hebrenj, komuniteteve, pronave dhe institucioneve komunitare e fetare te hebrenjve.”

Gjate dy viteve te fundit, perkufizimi u miratua nga disa vende fqinje dhe te Rajonit: Maqedonia e Veriut, Greqia, Qipro (2019) dhe Italia, Serbia (2020). E rëndësishme për t’u theksuar është fakti që kjo projektrezolutë vjen edhe si një iniciativë për t`ju bashkuar qasjes së Bashkimit Evropian, pas miratimit të Rezolutën e Parlamentit Europian “mbi luftën kundër antisemitizmit”, miratuar më 1 qershor 2017 (2017/2692(RSP)) dhe Deklaratën e Këshillit të Bashkimit Europian “mbi luftën kundër antisemitizmit dhe zbatimin e një përqasje të përbashkët për çështjet e sigurisë për të mbrojtur më mirë komunitetet dhe institucionet hebraike në Evropë”, bërë më 6 dhjetor 2018 sikurse dhe ne vijim të konkluzioneve të Konferencës së nivelit të lartë mbi luftën kundër antisemitizmit në hapësirën e OSBE-së, organizuar nga Kryesia e radhës Shqiptare në Tiranë, më 4-5 shkurt 2020;

Adoptimi i përkufizimit të IHRA do të thotë një angazhim i mirëfilltë drejt kuptimit të antisemitizmit, si hapi i parë drejt luftimit të tij. Adoptimi i përkufizimit të IHRA do të thotë që megjithëse ka vetëm një grusht hebrenjsh në vendin tonë, ne do të qëndrojmë pranë tyre dhe t’i mbrojmë ata. Por IHRA nuk ka të bëjë vetëm me hebrenjtë. Miratimi i përkufizimit të IHRA është një deklaratë e fuqishme e tolerancës dhe respektit, se nuk ka vend për fanatizëm dhe racizëm. Është një deklaratë që çdo shoqëri e denjë duhet të bëjë. Dhe si i tillë, unë shpresoj që hapi i rëndësishëm që Shqipëria sapo ka ndërmarrë duke miratuar përkufizimin e IHRA, do të provojë të jetë një katalizator për të tjerët që të ndjekin shembullin unik të vendit tonë.

Duke pasur pikërisht këtë aspiratë, Kuvendi i Shqipërisë, falenderoj Kryetarin e Kuvendit që mbështeti iniciativën time në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për organizimin e Forumin e nivelit të lartë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit. Në të do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore nga SHBA, Parlamenti Europian dhe vendet e rajonit. Kjo Konferencë do të organizohet në bashkëpunim me Robert Singer, kryetarin e Lëvizjes për Luftën ndaj Anti-semitizmit në Izrael dhe gjej rastin për ta falenderuar për mbështetjen dhe ftoj të gjithë që po na ndjekin në këto momente që të jenë pjesë e këtij forumi më 28.10.2020.

Unë besoj se ky Forum historik po zhvillohet në momentin e duhur, në një moment kur bota po përjeton kohë kaotike, mbase të pashembullta. Shëndeti publik, social dhe ekonomik po përjeton pasiguri në të gjithë botën. Kjo ndjenjë e thellë e pasigurisë është terreni i përsosur i ekstremizmit. Ndërsa pandemia e virusit COVID-19 është intensifikuar, po kështu po përjetohet një rritje e dukshme e formave të racizmit dhe antisemitizmit . Për hir të së ardhmes sonë jo vetëm në Shqipëri, por në Ballkan, në Evropë dhe më gjerë, nuk duhet të lejojmë që ekstremizmi të lulëzojë. Miratimi i përkufizimit të IHRA-s për antisemitizmin është një nga antidotët më domethënës që ne posedojmë. Prandaj jam i bindur që me mbështetjen e të gjithëve do ta miratojmë në unanimitet këtë Rezolutë, pasi na bën krenarë të gjithëve.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023