Historike! Shqipëria dhe Izraeli organizojnë së bashku Forumin e parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit

Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, organizuan sot Forumin e parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, 2020. Forumi u mbajt online. Forumi u zhvillua pas miratimit të Rezolutës “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, në seancën plenare të datës 22 tetor.


Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, organizuan sot Forumin e parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, 2020. Forumi u mbajt online. Forumi u zhvillua pas miratimit të Rezolutës “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, në seancën plenare të datës 22 tetor.

Të ftuar dhe folës special në Forum ishin Sekretari i Shtetit i ShBA, Michael R. Pompeo dhe Presidenti i Parlamentit Europian, David Maria Sassoli.

Në Forum morrën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, z. Aleksa Bečić, Kryetari i Parlamentit të të Shtetit të Izraelit, z. Yariv Levin, Përfaqësuesi i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Aleancën e Qytetërimeve, z. Miguel Ángel Moratinos, Senatorja e Shteteve të Bashkuara për Nevadën, znj. Jacklyn Rosen, i Dërguari i Posaçm i Shteteve të Bashkuara për të Monitoruar dhe Luftuar Anti-Semitizmin, z. Elan S. Carr, Ministrja për Çështjet e Diasporës e Shtetit të Izraelit, znj. Omer Yankelevich, Kryetari i Qendrës për Ndikim Hebraik, z. Robert Singer, Kryetari i Agjensisë Hebraike për Izraelin, z. Isaac Herzog, Kryetari i Bordit të Kongresit të Hebrenjve Euro-Aziatikë, z. Aaron Frenkel, si edhe aktivistë të luftës globale kundër antisemitizmit.

Rezoluta “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 22 tetor 2020, dhe Forumi i parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, zhvilluar më 28 tetor 2020, janë një lartësim prej Kuvendit të Shqipërisë, i ndjenjave e qëndrimeve të njohura botërisht të popullit shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve si edhe një kontribut në shndërrimin e Shqipërisë në një lider rajonal të frontit të bashkuar të luftës kundër antisemitizmit, racizmit, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Forumi u çel nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla, i cili nënvizoi se “Sjellja unike e shqiptarëve ndaj hebrenjve ka konfirmuar një cilësi të shkëlqyer të pikëpamjeve të tyre mbi botën dhe një virtyt popullor që është pjesë e imazhit të një vendi të përparuar.

Humanizmi i shprehur ndaj çdo komuniteti në rrezik, toleranca ndër-fetare dhe vlera të tjera të popullit shqiptar vlejnë të përmenden, veçanërisht për të luftuar synimet e atyre që provokojnë frymën e konfliktit dhe intolerancës.”

Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Shqiptarët bota i njohu si magjistratët e mbrojtjes së hebrenjve, pa dallim besimi fetar, pasurie, territori, orientimi politik, duke shënuar një konvergjencë kombëtare si rallë herë në historinë tonë. Lufta kundër antisemitizmit nuk mbron vetëm një komb, por është pjesë e projektit të njerëzimit për një botë me mirëqenie, siguri, paqe e drejtësi. Lidershipi i Shqipërisë në këtë luftë buron sa nga historia dhe ekzistenca, aq edhe nga aspiratat tona drejt Bashkimit Europian; nga anëtarësia në NATO; nga aleanca kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm ndaj komuniteteve, pakicave, refugjatëve, emigrantëve, të dobtëve; nga partneriteti për të mbrojtur të ardhmen tonë prej “demokratizimit” të dhunës, i cili shoqëron atë që ne e quajmë “demokratizimi i teknologjisë”. Antisemtizmi nuk drejtohet vetëm kundër hebrenjve, por, si një distilim i njerëzimit prej të keqes, mund të kërcënojë të gjithë kombet; antisemitizmi nuk i takon vetëm të kaluarës, por nëse ne nuk jemi vigjilentë, mund të kërcënojë të ardhmen.”.

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, në fjalën e tij nënvizoi, midis të tjerash se “Shqipëria ka pasur privilegjin dhe nderin që të jetë kryetare e OSBE-së dhe gjatë Kryesisë sonë, ne kemi vendosur theksin saktësisht në çështjen e antisemitizmit, në bashkëpunim me shumë aktorë, përfshirë shoqërinë civile, me qëllim që të përpiqemi të ndërgjegjësojmë sa më shumë të jetë e mundur se antisemitizmi është një kërcenim real, i cili shkon mjaft përtej asaj çka duket se shënjestron. Problemi më i madh dhe kërcënimi më i madh që ne na duhet të përballemi e ta konsiderojmë si diçka të përhershme në fokusin tonë në lidhje me shoqëritë tona, nuk është vetëm shprehja e menjëhershme e antisemitizmit në formën e vetëkuptueshme, por është relativizmi. Relativizmi në raport me atë çka u ndodhi hebrenjve, është relativizmi i asaj çka ndodhi gjatë kësaj Lufte të Dytë Botërore, që është realisht burimi i kryerjes së kësaj të keqeje kaq të madhe, nëse nuk do jemi të bashkuar në mënyrë që ta shterojmë këtë burim. Sfida e luftës kundër antisemitizmit në format e veta më të sofistikuara duhet të jetë sot, më shumë se kurrë, një thirrje ndaj ndërgjegjes sonë kolektive.”
Sekretari i Shtetit i ShBA, Michael R. Pompeo, në përshëndetjen e tij, theksoi se “Ne jemi sot këtu sepse fatkeqësisht anti-Semitizmi është ende me ne. Ne kemi përgjegjësinë, si dhe ata para nesh, ta shtypim atë dhe mund ta bëjmë. Së pari, duhet ta përcaktojmë këtë kërcënim dhe ta kuptojmë qartë”.

Ai i bëri thirrje vendeve dhe shoqërive të tjera të miratojnë përkufizimin e IHRA-s për anti-Semitizmin, i cili u miratua nga qeveria federale e Shteteve të Bashkuara pas Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit Trump, në dhjetor të vitit të kaluar. Pompeo shtoi: “Detyra për të luftuar anti-Semitizmin është urgjente, veçanërisht pasi kemi vënë re një rritje shqetësuese gjatë pandemisë.”

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli theksoi se “E vërteta e turpshme dhe e trishtuar është se më 2020, 74 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, mjaft hebrenj në Europë nuk mund të jetojnë një jetë të lirë e të pashqetësuar. Kjo tregon se ne kurrë nuk duhet të pushojmë, kurrë nuk duhet të ndalojmë, kurrë nuk duhet t’i lejojmë vetes të mendojmë se historia që ne besonim se ndodhi mbi 75 vjet më parë nuk mund të përsëritet. Shqipëria është një vend që duhet marrë shembull.”

Kryetari i Qendrës për Ndikim Hebraik, z. Robert Singer, në fjalën e tij nënvizoi se “Ky është një aktivitet i jashtëzakonshëm. Është hera e parë që një parlament ka udhëhequr një nismë të tillë, bashkë me një lëvizje globale, për të luftuar anti-Semitizmin. Bashkëpunimi i suksesshëm ka bërë të kemi këtë aktivitet unik dhe novator, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, drejtuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Presidenti i Parlamentit Evropian, Kryetari i Parlamentit të Izraelit, Yariv Levin dhe të tjerë. Është mahnitës fakti që Shqipëria, një vend me shumicën e popullsisë myslimane, organizon këtë konferencë. I bëj thirrje vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë dhe të luftojnë anti-Semitizmin.”

Kryetari i Qendrës për Ndikim Hebraik, z. Robert Singer falenderoi gjithashtu, Ambasadën e Shqipërisë në Izrael, për kontributin e saj të madh në organizimin e suksesshëm të këtij eventi historik për Shqipërinë.

Kryetari i Agjensisë Hebraike për Izraelin, z. Isaac Herzog, tha se “Përshëndes këtë Forum të rëndësishëm Ballkanik dhe në veçanti Kryeministrin e Shqipërisë dhe lidershipin e vendit për hapin domethënës që kanë ndërmarrë në luftën kundër anti-Semitizmit. Miratimi i përkufizimit të IHRA-s për anti-Semitizmin është mjeti më i rëndësishëm dhe efektiv që aktualisht kemi në arenën ndërkombëtare për të vepruar praktikisht kundër të keqes së anti-Semitizmit. U bëj thirrje vendeve anë e kënd botës të miratojnë të njëjtin vendim të drejtë dhe t’i bashkohen luftës morale kundër urrejtjes dhe racizmit.”

Kryetari i Qendrës për Ndikim Hebraik, z. Robert Singer, dhe Kryetari i Agjensisë Hebraike për Izraelin, z. Isaac Herzog, i dorëzuan Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, Çmimin e Lëvizjes për Luftën kundër Anti-Semitizmit, për miratimin e përkufizimit të IHRA.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023