Ruçi letër Sekretarit Pompeo: Çmojmë lart bashkëpunimin me SHBA-të, hebrenjtë dhe Izraelin

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër falenderimi Sekretarit të Shtetit, Michael R. Pompeo, për pjesëmarrjen dhe mesazhet në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, më 28 tetor.


TIRANË, 30 tetor /ATSH/ “Shqipëria do ta përmbushë misionin për ta shndërruar luftën kundër Antisemitizmit në çështje të të gjithë rajonit”.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër falenderimi Sekretarit të Shtetit, Michael R. Pompeo, për pjesëmarrjen dhe mesazhet në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, më 28 tetor.

“Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen time, të Kuvendit të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, për pjesëmarrjen dhe videomesazhin Tuaj në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, më 28 tetor 2020”, është shprehur Ruçi.

Ne, shqiptarët, ka vijuar Kreu i Kuvendit, “jemi krenarë që për rreth dymijë vjet të historisë sonë kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera me hebrenjtë dhe i kemi mbrojtur ata në momente të vështira të historisë së tyre. Ne sot çmojmë lart bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hebrenjtë dhe Shtetin e Izraelit, në qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta kundër Anti-Semitizmit”.

“Siç theksuat edhe Ju në fjalën tuaj, ne jemi sot bashkë “sepse fatkeqësisht antisemitizmi është ende i pranishëm. Ne kemi përgjegjësinë, si dhe ata para nesh, ta mundim atë dhe mund ta bëjmë. Së pari, duhet ta përcaktojmë këtë kërcënim dhe ta kuptojmë qartë atë”, ka shkruar Ruçi.

“Forumi i parë Ballkanik Kundër Antisemitizmit si edhe Rezoluta “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për Antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në prag të Forumit, më 22 tetor 2020, janë një lartësim prej Kuvendit të Shqipërisë, i ndjenjave e qëndrimeve të njohura botërisht të popullit shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve si edhe një kontribut në shndërrimin e Shqipërisë në një lider rajonal të frontit të bashkuar të luftës kundër Antisemitizmit, racizmit, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, ka theksuar Ruçi.

“Lufta kundër Antisemitizmit nuk mbron vetëm një komb, por është pjesë e projektit të njerëzimit për një botë me mirëqenie, siguri, paqe e drejtësi”, ka thënë Ruçi.

“Dëshiroj t’ju siguroj se Shqipëria do ta shpier deri në fund misionin e saj për ta shndërruar luftën kundër Anti-Semitizmit në çështje të të gjithë rajonit. Duke e merituar për të qenë në krye të këtij fronti, ne afirmojmë identitetin e vlerat tona europiane, qytetëruese e perëndimore”, shprehet Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në letrën e falenderimit, dërguar Sekretarit të Shtetit Pompeo. /r.e/

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Konflikti Izrael-Palestinë, Rama: Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme me Hamasin pjesë të tablosë

Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë me dy shtete

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023