Robert Singer takon ambasadorin Canaj: Forumi për Antisemitizmin në Shqipëri, vlerësime në SHBA dhe në Europë
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune sot me z. Robert Singer, Kryetar Bordi i World ORT, si dhe anëtar Bordi i CAM/Combat Antisemitism Movement, z. Sacha Roytman-Dratwa/ Drejtor i CAM me qendër në New York, dhe z. Itay Hacham, drejtues i “Center for Jewish Impact”.

Ambasadori Canaj falenderoi veçanërisht z. Singer për nismën e ndërmarrë që të mbahej në Tiranë, Forumi 2020 Ballkanik për Antisemitizmin, për angazhimin e tyre që ky forum të kishte impakt të gjerë mediatik botëror si dhe të përshëndetej nga figura të larta politike si Sekretari Pompeo, Presidenti i Parlamentit Evropian Sassoli, Kryetari i Knesset, Ministrja izraelite e Diasporës, etj.
“Z. Singer si dhe bashkëbiseduesit e tjerë nënvizuan se ky event është vlerësuar në qarqet më të larta si në SHBA ashtu dhe në Evropë, si dhe përshëndetën faktin që Kuvendi i RSH përfshiu në Forum edhe kryetarët e parlamenteve të Ballkanit.
Ata theksuan se do të vijojnë me promovimin e këtij Forumi edhe në muajt në vijim, përfshirë botimin e një libri me fjalimet dhe komentet e pjesëmarrësve, që më tej të shpërndahet në universitete dhe biblioteka elitare në SHBA, Evropë, Izrael etj.“, shkruan ambasada shqiptare në një njoftim të saj në rrjetet sociale.
Ambasadori Canaj zhvilloi një takim pune sot me z. Robert Singer, Kryetar Bordi i World ORT, si dhe anëtar Bordi i…
Posted by Ambasada Izrael on Monday, November 2, 2020