Hebrenjtë e Prishtinës! Nga dëbimi prej Mbretëreshës së Spanjës, te strehimi në trojet shqiptare

Historia e shqiptarëve me komunitetin hebre është e veçantë. Emisioni “Ballkan” i televizionit “ABC News” udhëtoi në Kosovë. Në Prishtinë bisedoi me pjesëtarë të komunitetit hebre dhe shqiptarë që janë miq të Izraelit.


Historia e shqiptarëve me komunitetin hebre është e veçantë. Emisioni “Ballkan” udhëtoi në Kosovë. Në Prishtinë bisedoi me pjesëtarë të komunitetit hebre dhe shqiptarë që janë miq të Izraelit. Ruzhdi Shkodra, hebre rrëfen origjinën, por edhe çështjen e pronave.

Familjet e para janë shpërgulur nga koha e inkuizicionit spanjoll janë vendosur në Novobord po flitet për vitet 1460-1470. Origjina ime rrjedh pikërisht aty. E para dhe më e rëndësishmja është që shqiptarët si në Shqipëri, edhe në Kosovë nuk ua kanë marrë, nuk ua kanë uzurpuar asnjë pronë hebrenjve. Kjo është dicka e shkëlqyeshme, duhet ta çmojmë lart…do të formohet një komision i veçantë shtetëror që do ti ndjekë se ku kanë qenë pronat e hebrenjve” tha ai.

Artina Hamitaga nga organizata “Kosovo Jewish Organization” u shpreh se “Në trojet shqiptare hebrenjtë kanë ardhur rreth shekullit të XII, ku u dëbuan nga mbretëresha Izabel e Spanjës. Cfarë ka ndodhur, është me rëndësi që sinagoga nuk është zhdukur, sinagoga është marrë gur për gur dhe është zhvendosur në vendin ku tani është sinagoga si objekt, po nuk shfrytëzohet për sinagogë, është Muzeu Etnologjik i Kosovës” tha ajo.

Blerta Ismajli, ka studiuar në Izrael. Ajo tregon se “Shumica e tyre nuk e ka ditur as ku gjendet Kosova dhe ka qenë një eksperiencë shumë e mirë sepse në njëfarë mënyre unë isha një prej ambasadorëve që mund ta përfaqësoja vendin tim”.

Ndërkohë që doktor Ilir Fazlliu, “Spitali Amerikan”, Prishtinë, pjesë e miqve të Izraelit i shikon si pishtarë dhe popull që duhet ruajtur. “E admiroj shpirtin e tyre, e admiroj vitalitetin e tyre. Njësoj si populli ynë, edhe hebrenjtë i kanë mbijetuar gjithë atyre sfidave, gjithë atyre rreziqeve që kanë pasur gjatë kohës, gjatë dy mijë-tre mijë vjetëve të fundit, dhe kanë mbijetuar dhe kanë dalë të fortë.

Kanë dalë kohezivë me njëri-tjetrin dhe i shoh si pishtarë të mirësisë në botë, të shkencës, të përparimit dhe kjo është një arsye që i shoh si popull që duhet të bashkëpunojmë, që duhen afruar, që duhet të ruhen” përfundoi ai.

Burimi: ABC News

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023