A po përgatitet Izraeli për një sulm të beftë ndaj Iranit?

Nga Kryeredaktori i gazetës së madhe izraelite “The Jerusalem Post” – Yaakov Katz


Nga Yaakov Katz, Kryeredaktor i “The Jerusalem Post”

Në vitin 2008, pas zgjedhjeve që sollën Barack Obamën në pushtet, kishte disa zyrtarë në Izrael që ishin të sigurt se presidenti George W. Bush nuk do të largohej nga zyra pa i shkatërruar bunkerët ku Irani po pasuron uranium. Mirëpo, edhe pas shumë vitesh, këto bunkerë vijojnë të jenë funksionalë.

Kjo është e rëndësishme të kihet parasysh edhe tani, ku ka spekulime se Trump do të urdhërojë një sulm të tillë apo do t’i japë Izraelit dritën jeshile për ta kryer atë, para se të largohet nga zyra.

Këto spekulime vijnë për një seri shkaqesh.

Së pari ishte pushimi nga puna i Mark Esper si Sekretar i Mbrojtjes këtë javë dhe zëvendësimi i tij dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Pentagonit që mbështesin ideologjinë e Trump.

Disa media në SH.B.A. kanë shkruar se Trump të donte ta largonte Esperin në mënyrë që ai të mund të kryente më lehtë lëvizje të diskutueshme ushtarake.

Për më tepër, nuk ka dyshim se ekziston tashmë një koordinim dypalësh mes SHBA dhe Izralit mbi Iranin.

Elliott Abrams, i dërguari i lartë i administratës për Iranin, ishte në Izrael këtë javë për bisedime me Kryeministrin Benjamin Netanyahu; Sekretari i Shtetit Mike Pompeo do të jetë këtu javën e ardhshme për tre ditë për të vazhduar ato biseda; dhe të enjten në mbrëmje, Shefi i Shtabit i IDF Lt.-Gjeneral.

Aviv Kochavi zhvilloi një telefonatë me homologun e tij të SH.B.A.-së, kryetarin e Shefave të Përbashkët, gjeneralin Mark Milley.

Dhe pastaj ishte intervista që McMaster, ish-këshilltari i sigurimit kombëtar të Trump dha për Fox Neës të mërkurën, në të cilën ai ngriti mundësinë që Izraeli – i frikësuar nga politikat e Presidentit të zgjedhur Joe Biden për Iranin – do të sulmonte Iranin në fund të mandatit të Trump.

Për vëzhguesit veteranë të raporteve Izrael-Iran, kjo shihet si një përsëritje e asaj që ndodhi në 2008 si dhe në 2012 kur Izraeli gjithashtu dukej në prag të një sulmi.

Ndërsa ministrat më vonë konfirmuan se Netanyahu, në të vërtetë kishte dashur të fillonte një sulm në 2012, por që nuk arriti të grumbullojë mbështetje në kabinet, kështu që ushtria dhe nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të tërhiqej.

Kjo ishte e gjitha ajo që duhet të kihet parasysh mes spekulimeve aktuale.

Ndërsa gjithçka është e mundur – veçanërisht me Trump – nuk duket se ka një urgjencë të menjëhershme për të sulmuar.

Nuk ka gjithashtu asnjë shenjë aktiviteti në ushtri që do të tregonte një luftë të mundshme, si shtimi i forcave në Veri ose përgatitja e vendit për sulmin me raketa që ka të ngjarë të ndodhë pas bombardimit tonë në Iran.

Teherani nuk është ende në pikën e ndërtimit të një bombe pasi nuk po pasuron ende uranium në nivele të shkallës ushtarake.

Nëse kjo do të ndodhte, ora patjetër do të fillonte të trokiste drejt një bombardimi të mundshëm. Por në mungesë të një pasurimi të tillë, nuk duket se ka ndonjë arsye të menjëhershme për të sulmuar tani.

Mbani në mend se një sulm izraelit kundër Iranit është jashtëzakonisht i komplikuar dhe gjithmonë është parë nga ushtria si një mundësi e fundit.

Vetëm se kërcënimi nuk është ende në pikën për të garantuar një sulm ushtarak.

Dhe pastaj është gjendja politike që ndikon.

Netanyahu ka mjaft probleme për të shkuar në një fushatë të re zgjedhore, e cila ka një shans të mirë për të filluar diku në javën ose dy javët e ardhshme.

Menaxhimi i krizës së koronavirusit e ka dobësuar atë dhe vlerësimet e tij të popullaritetit po bien.

Një luftë me mijëra raketa që bien në të gjithë Izraelin ndoshta nuk do ta ndihmijë Netanyahun.

Pavarësisht nga të gjitha sa më sipër, është e rëndësishme të kihet parasysh se pothuajse gjithçka është e mundur kur merreni me këta dy udhëheqës – Trump dhe Netanyahu – të cilët janë të paparashikueshëm dhe të gatshëm të bëjnë shumë për të qëndruar në detyrë.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023