Otto Skorzeny, komandanti famëkeq i trupave naziste SS që u bë agjent i Mossad

Në vitin 1962, Otto Skorzeny, një prej komandantëve më famëkeq të trupave naziste SS, të cilin Hitleri e kishte vlerësuar edhe me medaljen më të lartë “Kryqi i Kalorësve të Hekurt”, vizitoi memorialin kushtuar Holokaustit në Izrael. Sipas historianëve, në Izrael ai mbërriti pasi ishte kontaktuar më parë ngë shërbimi sekret izraelit Mossad.


Në vitin 1962, Otto Skorzeny, një prej komandantëve më famëkeq të trupave naziste SS, të cilin Hitleri e kishte vlerësuar edhe me medaljen më të lartë “Kryqi i Kalorësve të Hekurt”, vizitoi memorialin kushtuar Holokaustit në Izrael.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Skorzeny cilësohej nga aleatët si “njeriu më i rrezikshëm në Europë” dhe jo më kot. Ai ishte ideatori dhe realizuesi i një sërë operacionesh gjakatare në prapavijën e tyre në Itali dhe Francë, përfshirë këtu operacioni për lirimin e Musolinit.

Kur vizitoi memorialin kushtuar viktimave të Holokaustit, kishte disa vite që po i arratisej drejtësisë. Ai bënte pjesë në listën nazistëve që po gjykoheshin në procesin e famshëm gjyqësor të Nurembergut.

Fati kishte rezervuar të tjera plane për të. Sipas historianëve, në Izrael ai mbërriti pasi ishte kontaktuar më parë ngë shërbimi sekret izraelit Mossad. Pikërisht gjatë kësaj vizite ai u rekrutua prej këtij shërbimi dhe besohet se në vitet në vazhdim ka dhënë informacione të rëndësishme mbi vendndodhjen dhe rolin e kryer gjatë Luftës të ish-udhëheqësve naziste që ishin në arrati.

Përveç kësaj, në periudhën kur Skorzeny u rekrutua Izraeli ishte në luftë për mbijetesë. Në jug, kishte armikun më të fuqishëm, Egjiptin, i cili nga ana e tij kishte nisur përpjekjet për të rekrutuar inxhinierë dhe shkencëtarë nazistë të luftës.

Pikërisht këtu nis detyra e re e Mossad. Shërbimi izraelit i inteligjencës nisi të veprojë për të parandaluar rekrutimin. Metodat e përdorura ishin shantazhi, kërcënimet dhe kur këto nuk funksiononin eliminimi fizik.

Por që t’u afrohej këtyre inxhinierëve dhe shkencëtarëve që mbroheshin fort nga autoritetet egjiptiane duhej një njeri i brendshëm dhe njeri i brendshëm ishte Skorzeny. Në 2015, gazeta “Haaretz” publikoi një artikull me intervista të ish-agjentëve të Mossad, që kanë folur në kushte anonimati.

Ata konfirmojnë se Skorzeny ka bashkëpunuar me ta dhe në më shumë se një rast ka ekzekutuar personalisht ish-miqtë e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetë Skorzeny, në autobiografinë e tij mohon të ketë bashkëpunuar me Mossad, e po ashtu edhe agjencia izraelite e spiunazhit.

Vetëm së fundmi kanë rinisur të qarkullojnë tezat e këtij bashkëpunimi, që përforcohet edhe me faktin se ish-nazisti u deklarua njëherë i vdekur në Spanjë gjatë një atentati. E vërteta do të dilte në vitin 1975, kur do të mësohej se ai nuk kishte vdekur në asnjë atentat, por ndërroi jetë nga kanceri pikërisht në këtë vit dhe u varros në vendlindjen e tij në Austri nga miqtë naziste dhe me nderimet naziste.

Lexo më shumë

Galit Peleg: Interesim në rritje nga kompanitë izraelite për investime në Shqipëri!

Ambasadorja e Izraelit: Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës

Izrael

Balluku: Nga 2 prilli, Shqipëria dhe Izraeli lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella

Fluturimi inaugurues më 2 prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të nga sektori i turizmit dhe showbiz-it

Shqipëri

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takohet me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023