Krijimi i Akademisë Kibernetike, ambasadori Canaj takon menaxherin e ELTA IAI Cyber Systems në Izrael

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me Menaxherin e ELTA IAI Cyber Systems në Izrael, Roi Shuposhnik. Fokusi ishte lidhur me projektin për krijimin e Akademisë Kibernetike ndërmjet ELTA Ltd dhe Universitetit “Luarasi” në Shqipëri.


Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me Menaxherin e ELTA IAI Cyber Systems në Izrael, Roi Shuposhnik.

Sipas njoftimit të ambasadës, fokusi ishte lidhur me projektin për krijimin e Akademisë Kibernetike ndërmjet ELTA Ltd dhe Universitetit “Luarasi” në Shqipëri.

“Diskutim i frytshem lidhur me projektin për krijimin e Akademisë Kibernetike ndërmjet ELTA Ltd dhe Universitetit Luarasi, ku të dy palët pasi kanë zhvilluar takime dhe konferenca on line nëpërmjet Zoom, janë dakordësuar që hapi pasardhës të jetë nënshkrimi i një MoU. Drafti pritet të dërgohet brenda kësaj jave nga drejtuesit e Elta System, me qëllim nënshkrimin e MoU elektronikisht, gjë e cila do t’i hapë rrugë fillimit të funksionimit të Akademisë Kibernetike duke ofruar programe Master dhe kurse akademike mbi çështjet e Sigurise Kibernetike. Aktualisht po punojme qe nje eksperience te tille akademike ta sjellim edhe ne Kosove shume shpejt”, shkruan ambasada shqiptare në rrjetet sociale.

Ambassador Canaj në takim me Menaxherin e ELTA IAI Cyber Systems, z.Roi Shuposhnik!

Diskutim i frytshem lidhur me…

Posted by Ambasada Izrael on Monday, November 16, 2020

Galit Peleg: Interesim në rritje nga kompanitë izraelite për investime në Shqipëri!

Ambasadorja e Izraelit: Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës

Izrael

Balluku: Nga 2 prilli, Shqipëria dhe Izraeli lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella

Fluturimi inaugurues më 2 prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të nga sektori i turizmit dhe showbiz-it

Shqipëri

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takohet me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023