Izraeli prezanton anijen kozmike “Beresheet 2”, do të ulet në Hënë në 2024
Themeluesit e kompanisë izraelite “SpaceIL” bënë të ditur se ka filluar puna për “Beresheet 2”, një anije kozmike që do të përpiqet të jetë anija e parë e ndërtuar privatisht që të ulet në mënyrë të sigurt në Hënë, pasi paraardhësja e saj dështoi vitin e kaluar.

SpaceIL planifikon ta dërgojë anijen në Hënë gjatë gjysmës së parë të vitit 2024. Ndërsa do t’i afrohet Hënës, anija kryesore do të ndahet në orbitë në dy anije të veçanta, ku secila prej mjeteve do të ulet në dy vende të ndryshme në Hënë dhe do të kryejë eksperimente të ndryshme shkencore.
Projekti, i nisur në bashkëpunim me Ministrinë e Shkencës dhe Israel Aerospace Industriess, u prezantua në rezidencën zyrtare të Presidentit Reuven Rivlin.
Rivlin përshëndeti “epokën e artë të kërkimit hapësinor izraelit”, duke nënvizuar rëndësinë e shkencës, mjekësisë dhe kërkimit në një kohë pandemie. “Ne e kuptuam se sa më shumë duhet të mësojmë, jo vetëm në planetët e largët dhe galaktikat e mëdha, por këtu në Tokën tonë të vogël,” tha ai.
Projekti përfshin ndërtimin e tre anijeve të ndryshme kozmike: një që shkon në orbitë dhe dy mjete zbarkuese në Hënë. Gjysma e kostove të misionit – vlerësuar në rreth 100 milion dollarë – do të financohen nga marrëveshjet e bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërsa gjysma tjetër do të mbulohet nga donacionet dhe sponsorizimet.