Projekti “1000 Menora”, Instituti shqiptar ndez qiririn e Hanukkah në Shkup

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, edhe sivjet i bashkangjitet traditës së kremtimit të një feste sublime mijëravjeçare hebreje , siç është ajo e Hanukkah, që do të thotë “Përkushtim”, e quajtur ndryshe Festivali i Dritës Hanukkah. Kjo festë sivjet na ka bërë bashkë edhe me projektin “1000 Menorë” i Ministrisë së Jashtme të Izraelit,


Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, edhe sivjet i bashkangjitet traditës së kremtimit të një feste sublime mijëravjeçare hebreje , siç është ajo e Hanukkah, që do të thotë “Përkushtim”, e quajtur ndryshe Festivali i Dritës Hanukkah. Kjo festë sivjet na ka bërë bashkë edhe me projektin “1000 Menorë” i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, i cili parasheh ndezjen e qirinjve këtu në Maqedoni dhe në mbarë botën, në shenjë përkujtimi ndaj Hebrenjve të Maqedonisë dhe viktimave të Holokaustit.

“Dihet se festat kanë kuptim vetëm atëherë kur bëhen bashkë miqtë dhe njerëzit e zemrës, prandaj unë sot ndjehem i lumtur, bashkë me drejtuesit dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Maqedoninë e Veriut, që, pikërisht këtu në ITSHKSH në Shkup, po ndezim qiririn për nder të festës hebraike Hanukkah, duke dashur me këtë rast të përçojmë mesazhin e dashurisë, mirëkuptimit e tolerancës ndërfetare e ndëretnike në shoqërinë tonë, e cila do të bëhet edhe më e qëndrueshme nëse respektojmë sentimentet dhe traditat e tjetrit.

Duke themeluar Departamentin për edukimin dhe mësimin mbi Holokaustin, ITSHKSH në Shkup, ka dashur ta thyej një stereotip të shartuar në të kaluarën gabimisht në vetëdijen e shoqërisë sonë që vlerësonte njerëzit jo mbi bazën e vlerave e virtyteve që kanë , por mbi bazën e përkatësive fetare e etnike të tyre.

Ne si Departament dhe si Institut kemi dashur të dëshmojmë edhe shkencërisht, përmes projekteve të veçanta, edhe kulturalisht, përmes paraqitjeve tona publike, se mund të jesh pjesëtar i një religjioni, i një etnie apo gjuhe tjetër, dhe kjo të mos paraqes kurrfarë hendikepi për ta respektuar tjetrin që ka një përkatësi krejt tjetër fetare, etnike e gjuhësore dhe mbi këtë respekt të ndërtosh edhe frymën e mirëbesimit e tolerancës afatgjate.

Gjetja e kohezionit të brendshëm mirëkuptues në mes të pjesëtarëve të përkatësive të ndryshme fetare e etnike, ka qenë lajtmotivi që na ka nxitur të organizojmë edhe sonte këtë ceremoni të ndezjes së qiriut për nder të festës hebraike Hanukkah, bashkë me vëllezërit tanë të komuniteteve të ndryshme fetare këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Dhe me këtë rast, dua që kjo festë dhe festat tjera që shprehin karakterin dhe veçantësinë e religjioneve tona, të jenë hallka e ADN-së sonë kulturore, sepse vetëm duke i bërë bashkë vlerat dhe duke i refuzuar egoizmat, ne mund të shkruajmë një faqe të re në kronikën e aspiratave tona të përbashkëta qytetëruese.

JU mirëpresim të jeni bashkë me ne edhe në festat dhe ngjarjet tjera që Instituti ynë do t’i shënojë për hir të një të nesërme më të mirë e më fisnike për gjithë ne.
#1000_menorahs
Shkup, 15 dhjetor, 2020
Dr. Skender Asani – drejtori I ITSHKSH,Shkup

FESTAT KANË KUPTIM VETËM ATËHERË KUR BËHEN BASHKË MIQTË!
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të…

Posted by Skender Asani on Tuesday, December 15, 2020

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023