Fushata më e madhe e vaksinimit në histori, Izraeli lider në botë

Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni janë vendet që kanë vaksinuar një pjesë më të madhe të popullsisë së tyre sesa pjesa tjetër e botës.


Ka nisur fushata më e madhe e vaksinimit në histori. Sipas të dhënave të mbledhura nga Bloomberg, janë administruar më shumë se 30,5 milionë doza në 43 vende. Shpërndarja e miliarda të tjerave do të jetë një nga sfidat më të mëdha logjistike të ndërmarra deri më tani. Vaksinimi në SHBA nisi më 14 dhjetor, me punonjësit e shëndetësisë. Deri më tani janë shpërndarë 9.94 milionë doza, sipas bilancit, shtet më shtet, sipas Bloomberg dhe të dhënave nga Centers for Disease Control and Prevention (qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve). Të paktën 636.172 njerëz kanë përfunduar programin e vaksinimit në dy doza. Në SHBA, janë administruar 3.0 doza për çdo 100 persona dhe 36% e injektimeve të shpërndara në shtete janë administruar.

SHBA po menaxhojnë shpërndarjen shtet më shtet të vaksinës Pfizer dhe BioNTech, si dhe atë të Moderna-s, me synimin për të marrë dhe për të shpërndarë 20 milionë doza në fillim të janarit. Të dyja vaksinat kërkojnë dy doza që duhet të merren në harkun e disa javëve. Dozat e dyta po ruhen deri sa të jenë gati për t’u shpërndarë.  Edhe vendet e tjera kanë filluar vaksinimet.

Kina dhe Rusia autorizuan vaksinat e tyre në korrik dhe gusht, para se të testoheshin plotësisht. Që nga ajo kohë, vendet kanë administruar miliona doza, megjithëse ato ofrojnë përditësime më pak të shpeshta të progresit të tyre. Me fillimin e fushatës globale të vaksinimit, vendet kanë përjetuar një qasje të pabarabartë në vaksina dhe shkallë të ndryshme të efikasitetit në marrjen vaksinave.

Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni janë vendet që kanë vaksinuar një pjesë më të madhe të popullsisë së tyre sesa pjesa tjetër e botës. Izraeli kryeson renditjen me 20,7 doza të administruara për çdo 100 persona. Në vend të dytë, Emiratet e Bashkuara me 11.87 doza, ndjekur nga Bahrejni,  me 6.26 doza për 100 mijë banorë. Në vendin e katërt qëndron Britania me 4.26 doza, kurse në të pestin Shtetet e Bashkuara me 3.03 doza për 100 banorë./ MONITOR

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023