Greqia duhet të ndjekë shembullin e Izraelit dhe të njohë Kosovën

Shkrimi është botuar fillimisht në prestigjozen The Brussels Times.


Nga Akri Çipa

Java e tretë e shkurtit shënoi 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Deklarata e pavarësisëerdhi një dekadë pas fushatës së spastrimit etnik tëautoriteteve serbe, të cilat synonin çrrënjosjen e shumicës së popullsisë shqiptare në atëterritorqë atëherë ishte pjesë e Serbisë.

Që nga viti 2008, Republika e Kosovës është bërë pjesë e organizatave ndërkombëtare, anëtare vitalee komunitetit ndërkombëtar dhe një faktor kyc i stabilitetit në Ballkan. Është koha që Athina të bashkohet me më shumë se 100 vende të tjera që e njohin këtë pavarësi të pakthyeshme.

Një veprim i tillë do avanconte interesat greke dhe do të forconte pozicionin diplomatik të Athinës. Jo vetëm që Greqia do të ofronte një kontribut të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin rajonal, por do të ishte dhe një gjest i rëndësishëm që do të ushqente marrëdhënie më të afërta greko-shqiptare.

Këtë muaj, Izraeli vendosi marrëdhënie të plota diplomatike me Kosovën, në një lëvizje të mbështetur dhe koordinuar nga Shtetet e Bashkuara. Greqia ka mundësinë të ndjekë shembullin e Izraelit dhe të vendosë marrëdhënie të plota bilaterale me Republikën e Kosovës. Pavarësia e kësaj të funditështëkonfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Në Opinionin Këshillimor të vitit 2010, gjykata theksoi qartazi se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shmangte ose shkelte asnjë ligj ndërkombëtar, duke dëshmuar legalitetin në arenën ndërkombëtare.

Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike me Izraelin hedh poshtë argumentin se pavarësia e Kosovës mund të shërbejë si precedent i rrezikshëm për lëvizjet secesioniste. Pesë vendet e BE-së që vazhdojnë të refuzojnë të njohin Kosovën e pavarur, duke përfshirë Greqinë, janë fshehur në mënyrë indirekte pas këtij argumenti.

Megjithatë, vendimi i Izraelit kundërshton në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë narrativë të tejkaluar. Duke patur parasysh faktin se Izraeli përballet me palestinezët në një nga konfliktet territoriale më komplekse në botë, njohja e Kosovës tregon dhe përforcon faktin se pavarësia është një rast sui generis dhe nuk mund të përdoret për të përcaktuar ose influencuar konflikte të tjera.

Vonesa e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisëpërbën një nga rreziqet kryesorepër sigurinë në Ballkan. Në të njëjtën kohë, ajo e pengon integrimin e tyre në Bashkimin Europian dhe krijon mundësi për ndërhyrje të huaja në rajon. Fuqi të jashtme kanë interes për të ruajtur këtë status quo dhe për ta mbajtur fatin e rajonit pezull.

Republika greke ka një mundësi të vyer për të kontribuar në tejkalimin e ngërçit aktual dhe për të injektuar energji pozitive që do tëmund të ndihmonte në zgjidhjen e konfliktit. Kjo lëvizje me siguri do të mirëpritej nga shumica e vendeve perëndimore, si dhe institucionet e BE-së.

Shërbimi Europian i Veprimit të Jashtëm, i cili vazhdon përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ka të lidhura duart në shumë drejtime për vetë faktinse pesë vende anëtare të BE-së nuk e njohin Kosovën. Njohja nga Greqia do të dërgonte një mesazh të rëndësishëm nga e cila do përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtëiniciativandërmjetësuese e Brukselit.

Për më tepër, administrata e re në Shtetet e Bashkuara ka theksuar se do të intensifikojë përpjekjet për të zgjidhur konfliktin dhe për të ndihmuar njohjene ndërsjelltë. Kjo u theksua rishtazi nga Presidenti amerikan Joe Biden në letrën që ai i dërgoi Presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Njohja e Kosovës nga Athina, në linjë me pozicionin amerikan, do të kontribuonte drejt këtij objektivi dhe do të merrte mbështetje nga Uashingtoni. Momenti aktual është veçanërisht i përshtatshëm. Si pjesë e angazhimeve të ndërmarra në samitin e Shtëpisë së Bardhë në shtatorin e shkuar, Serbia ka marrë përsipër të mos lobojë kundër njohjes së Kosovës për një periudhë një-vjeçare.

Ndryshe nga vendet e tjera jo-njohëse të BE-së, Greqia ka një zyrë në Kosovë, në nivel të lartë diplomatik, dhe ka theksuar se synon të forcojë marrëdhëniet ekonomike.

Vizita e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në Kosovë në tetorin e vitit 2020u fokusua në perspektivën e BE-së për rajonin dhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vizita tregoi se ka mundësi për të rritur ndërveprimet bilaterale. Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike do të krijonte mundësi të reja për thellimin e bashkëpunimit nëçështjet e interesit të përbashkët.

Vendosja e marrëdhënieve Kosovë-Izrael shënoi një precedent të rëndësishëm. Athina do të ishte e mençur të mësonte prej tij.

————–

Shkrimi është botuar fillimisht në prestigjozen The Brussels Times.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023