Ministri i Jashtëm, Gabi Ashkenazi: Izraeli do të bëjë gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore!

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi, tha se vendi i tij do të bëjë “gjithçka që duhet” për të siguruar që Irani të mos ketë armë bërthamore


Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi, tha se vendi i tij do të bëjë “gjithçka që duhet” për të siguruar që Irani të mos ketë armë bërthamore. Komentet ai i bëri pas një samiti të mbajtur në Qipro, me homologët e tij grekë dhe qipriotë dhe një përfaqësues të lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ne diskutuam sfidat që Irani dhe Hezbollahu dhe ekstremistët e tjerë paraqesin për stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe paqen rajonale. Do të bëjmë gjithçka që duhet për të parandaluar këtë dhe patjetër, për të parandaluar që ky regjim të ketë armë bërthamore”, tha Ashkenazi.

Të premten, Irani tha se ka filluar me pasurimin e uraniumit deri në 60 për qind pastërti. Ky është niveli më i lartë deri më tash. Për të prodhuar bombë bërthamore, pasurimi i uraniumit duhet të jetë 90 për qind.

Njoftimi u bë disa ditë pas një incidenti në uzinën bërthamore Natanz të Iranit. Që kur ndodhi incidenti në Natanz, Irani ka thënë se ai është një akt i “terrorizmit bërthamor”, duke potencuar se sulmi kishte për qëllim që të pengojë zhvillimin e negociatave indirekte mes Uashingtonit dhe Teheranit. Presidenti iranian Hassan Rohani dëgjon kreun e Organizatës së Energjisë Atomike Ali Akbar Saleh gjatë një vizite të pajisjeve bërthamore të Iranit në Teheran.

Irani ka filluar bisedimet në Vjenë të Austrisë me fuqitë botërore në përpjekje për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, nga e cila janë larguar Shtetet e Bashkuara, tre vjet më parë.

Shtetet e Bashkuara nuk po marrin pjesë direkt në bisedime, mirëpo një delegacion amerikan po qëndron në një vend afër Hotelit ku po mbahen bisedimet. Negociatat kanë për qëllim të kthejnë Uashingtonin në marrëveshje dhe të detyrojnë Teheranin ta zbatojë atë plotësisht.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja historike në vitin 2018. Administrata e tij rivendosi sanksione ekonomike shkatërruese ndaj Iranit. Trump pati thënë se marrëveshja ishte e negociuar keq dhe se i mundësonte Iranit të posedojë armë bërthamore.

“Ne nuk duhet t’i kthehemi marrëveshjes së rrezikshme bërthamore me Iranin, sepse një Iran bërthamor është një kërcënim ekzistencial për shtetin e Izraelit dhe një kërcënim i madh për sigurinë e të gjithë botës”, ka thënë më herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023