Blerim Gjeladini: “Terra Data” kompania izraelite e inteligjencës artificiale që gjeti fituesin e zgjedhjeve në Shqipëri

Bëhet fjalë për “Terra Data Analytics”, një kompani e analizimit të të dhënave digjitale dhe e marketingut digjital, e cila ka parashikuar rezultatin e saktë të zgjedhjeve në vende të ndryshme, përfshirë këtu ato lokale në Turqi, zgjedhjet presidenciale në Kroaci, por edhe ato në SHBA e Izrael.


Në Tiranë është dikush që me një përpikëri mbresëlënëse ia ka qëlluar të gjejë jo vetëm fituesin e zgjedhjeve të 25 prillit, por edhe ndarjen e mandateve sipas qarqeve.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë astrolog, por për një kompani që duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale dhe reagimin e publikut në rrjetet sociale, ka analizuar prirjet që më pas ndoqën votuesit ditën e zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për “Terra Data Analytics”, një kompani e analizimit të të dhënave digjitale dhe e marketingut digjital, e cila ka parashikuar rezultatin e saktë të zgjedhjeve në vende të ndryshme, përfshirë këtu ato lokale në Turqi, zgjedhjet presidenciale në Kroaci, por edhe ato në SHBA e Izrael.

“Nga të dhënat dhe grafikët tanë, parashikuam që Partia Socialiste e Shqipërisë do të fitonte mandatin e tretë qeverisës me 75 mandate duke lënë pas Partinë Demokratike të Shqipërisë me 56 të tillë. Edhe për parashikimin e LSI-së, ne llogaritëm se ajo do të fitonte vetëm 5 mandate”, thotë për Gazetën “Si” Blerim Gjeladini, drejtues i “Terra Data”.

Bazuar ne analizen e mediave sociale duke e kombinuar me sondazhin ne terren me studentet e angazhuar ne kemi…

Posted by Blerim Gjeladini on Tuesday, April 20, 2021

Gjithashtu kompania e tij ka ndërtuar një tabelë me parashikimet e saj të mandateve që do të merrte secila parti në 12 qarqet përkatëse ku sërish rezultatet nuk kanë zhgënjyer dhe nuk kanë qenë larg realitetit. Në foton e mëposhtme janë të paraqitura mandatet nga Terra për secilin qark ku mund të shihet se rezultatet janë të njëjta me ato zyrtare për Dibrën, Gjirokastrën, Shkodrën, Elbasanin etj.

 

Gjeladini shprehet se inteligjenca artificiale ashtu si në botë sot po mund “exit pollet” klasike të partive në fushatat parlamentare edhe në Shqipëri. Njerëzit po bëhen gjithnjë e më të prirur të shprehin preferencat e tyre për kandidatët garues përmes reagimeve, komenteve dhe pëlqimeve në rrjetet sociale duke mos pritur vetëm ditën e votimeve. Algoritmet e inteligjencës kompjuterike, duke mbledhur këto të dhëna nga rrjetet sociale arrijnë në disa përfundime analitike.

Gjeladini, i cili përveçse ekspert i analizës së të dhënave në Marketingun Digjital, është edhe anëtar i bordit në Kolegjin Universitar në Ptuj të Sllovenisë për robotikë dhe bionikë, shprehet se përmes inteligjencës artificiale dhe duke shfrytëzuar faktorë të ndryshëm historikë dhe socialë, “Terra” arrin që të përpunojë të dhënat dhe të bëjë parashikimin e saj për rezultatet zgjedhore.

Në fakt, edhe në zgjedhjet e 25 prillit, “Terra” duket se nuk doli shumë jashtë pritshmërive. Në një bisedë me Gazetën “Si”, Gjeladini tregoi disa rankime të rëndësishme të dhënash  lidhur me qasjen e politikanëve në rrjetet sociale, mendimet që kishte audienca për ta por edhe sigurisht prirjen për zgjedhjet parlamentare.

Në një analizë më të detajuar, Terra ka përfshirë të dhëna edhe si ka qenë qasja e audiencës ndaj politikanëve në rrjete të ndryshme sociale ku qartazi është vënë re se Rama ka qenë më i ndjekuri, më i komentuari dhe ai që ka nxitur reagimet më të mëdha tek audienca ku dominonin reagimet pozitive.

Nga të dhënat e kompanisë “Terra”, që nga periudha 25 shkurt deri në periudhën 20 prill, i rankuar në vend të parë ka qenë Edi Rama i cili në të gjithë postimet e tij në total ka marrë rreth 5 milionë reagime, i ndjekur nga Lulzim Basha me rreth 2 milionë të tilla, por gjithashtu grafiku i mëposhtëm tregon se edhe trendi i postimeve të Partisë Socialiste ka ardhur në rritje me afrimin e datës së zgjedhjeve në 25 prill.

Fushata i ka angazhuar kandidatët të jenë sa më aktivë në rrjete sociale duke qenë se  tashmë, në një botë të digjitalizuar, aty është përqëndruar e gjithë audienca e cila komenton, reagon dhe replikon për ta.

Në fakt, kandidatët garues, në harkun kohor nga shkurti gjer në prill, nën ethet e fushatës që ishte në prag, janë përpjekur që të rrisin numrin postimeve të tyre  për të ngjallur sa më shumë reagime, me shpresën që ata të përktheheshin në një votë më shumë.

Rreth 700 postime të Ramës dhe 600 të tilla nga Basha janë shënuar nga Terra në këto muaj por ajo që është më interesante dhe ishte mbase një tregues paraprak i fituesit të zgjedhjeve të 25 Prillit është fakti se Edi Rama ka marrë bindshëm28 mijë më shumë reagime me “dashuri” (love reaction) në krahasim nga Basha.

Audienca e rrjeteve sociale ka ngritur gjithmonë në fron Ramën, çdo ditë, duke “injoruar” me mungesë pëlqimesh, komentesh dhe reagimesh kryetarin e opozitës por edhe garuesit e tjerë.

Mesa duket, ajo e kishte zgjedhur tashmë me kohë fituesin pa pritur për numërimin e votave e të kutive…

/ Gazeta Si

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023