Australi/ Komuniteti shqiptar në bashkëpunim me komunitetin hebre

Me rastin e 73 vjetorit të Pavarësisë së shtetit të Izraelit dhe me ftesë të komuniteti Hebrej në Melburn, në koordinim me ambasadën e Izraelit në Canberra, ambasadori i Republikës së Kosovës Dr. Hajdin Abazi është i ftuar të marre pjesë në ceremoninë e cila do të organizohet në Melburn ditën e martë, 4 maj.


Nga Nizami Rexhepi

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit më 1 shkurt të këtij viti që u cilësua si historike, dy ambasadat në Canberra, jo vetëm që kanë lidhur një bashkëpunim të ngushtë miqësor por edhe mund ta quajmë të intensifikuar, ku ambasadori i Republikës së Kosovës Dr. Hajdin Abazi pati një takim të frytshëm me zëvendës Shefin e Misionit në Ambasadën e Izraelit z.Ron Gerstenfeld ku janë shqyrtuar mundësitë dhe sferat e ndryshme të bashkëpunimit.

Me rastin e 73 vjetorit të Pavarësisë së shtetit të Izraelit dhe me ftesë të komuniteti Hebrej në Melburn, në koordinim me ambasadën e Izraelit në Canberra, ambasadori i Republikës së Kosovës Dr. Hajdin Abazi është i ftuar të marre pjesë në ceremoninë e cila do të organizohet në Melburn ditën e martë, 4 maj.

Gjatë qëndrimit të tij në Melburn ambasadori Abazi vizitoi të dielën një ndër sinagogat më të vjetra Hebreje në Australi, atë të “St.Kilda” e ndërtuar në vitin 1871, me një histori 150 vjeçare. Gjatë kësaj vizite ambasadori Abazi ishte i shoqëruar nga një grup të rinjsh dhe të rejash shqiptare me qëllim për të forcuar lidhjet mes dy komuniteteve por edhe për të njohur kulturën dhe traditat hebreje për se afërmi dhe anasjelltash.

Ambasadori Abazi dhe shqiptarët e rinj u pritën nga rabini Yaakov Glasman i cili në detaje sqaroi traditat, kulturën dhe fenë hebreje. Gresa Halili, pjesë ë grupit të të rinjve falenderoi rabinin Glasman për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë, dhe i shprehu keqardhjen dhe ngushëllimet për tragjedinë që ndodhi në Izrael, ku 73 qytetarë humbën jetën. Po ashtu ajo informoi Rabinin se kombi shqiptar ka në përbërje popullsi që i përkasin të tre besimeve, Muslimane, Katolike dhe Ortodokse që i praktikojnë në qetësi dhe harmoni ndërfetare.  “Por mbi të gjitha feja e shqiptarëve është Shqiptaria” citoi ajo.

Të rinjtë shqiptarë u priten dhe nga një grup të rinjsh Hebrej ku shkëmbyen mendime të ndryshme rreth mënyrave të organizimit shoqëror, shkollimit, biznesit dhe gjithçka qe e karakterizon jetën e të rinjve si dhe mundësinë e krijimit të një shoqate, si një forum rinor, gjë që aktualisht i mungon rinisë shqiptare në Australi, pasi vetëm në mënyrë të organizuar mund të veprojnë në të ardhmen duke besua se një iniciativë e tillë do të jete e përkrahur jo vetëm nga mbarë komuniteti shqiptar por edhe nga dy ambasadorët, Dr. Edmond Trako i Shqipërisë dhe Dr. Hajdin Abazi i Republikes së Kosovës./Diaspora Shqiptare/

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023