Ambasadori i Palestinës në Beograd: Nuk e njohim Kosovën!

Palestina mbështet Serbinë në pozicionin e saj për çështjen e Kosovës dhe ajo pret të njëjtën gjë nga Serbia


Si e shihni dikë që vjen dhe hap një ambasadë në Prishtinë?! A është në rregull me ju? – tha sot për TV Prva, Ambasadori i Palestinës në Serbi, Mohamed Nabhan, i cili iu bashkua programit drejtpërdrejt nga Gaza. Ai kundërshtoi hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, por gjithashtu është kundër që Serbia të lëvizë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

“Për shkak se Jerusalemi është një qytet i pushtuar. Jerusalemi Lindor është një qytet i okupuar. Ju lutem, si e shihni dikë që vjen dhe hap një ambasadë në Prishtinë?! A është në rregull për ju?!”, tha Nabhan.

Palestina mbështet Serbinë në pozicionin e saj për çështjen e Kosovës dhe ajo pret të njëjtën gjë nga Serbia, kur bëhet fjalë për dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara – njëra për Kosovën, tjetra për Jerusalemin.

“Ne nuk e pranojmë atë për shkak të Rezolutës 1244 dhe qëndrimit të Serbisë ndaj kësaj”, tha Nabhan. Në të njëjtën kohë, ai thekson se ata presin të njëjtën gjë nga miqtë e tyre, “kjo është arsyeja pse ne kërkojmë nga të gjithë miqtë tanë të respektojnë pozicionin tonë dhe rezolutën e Kombeve të Bashkuara.

Lidhur me Jerusalemin, ekziston Rezoluta 478, e cila u kërkon të gjitha vendeve të botës të mos lëvizin dhe të mos e njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Është e qartë dhe natyrisht, kushdo që e bën këtë, se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona me të”.

Nabhan iu bashkua emisionit në të cilin ishte mysafir ambasadori izraelit në Serbi, Jahel Vilan, dhe me të cilin kishte një polemikë të mprehtë në lidhje me situatën në Gaza. Përplasjet midis Hamasit Palestinez dhe ushtrisë Izraelite janë duke u zhvilluar, më e ashpra që nga viti 2014.

Të dy ambasadorët nuk ranë dakord as për çështjen e Kosovës. “Është arritur një marrëveshje, Izraeli e ka njohur Kosovën dhe Kosova do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem”, tha Vilan. Sipas marrëveshjes së Uashingtonit, Serbia ka edhe dy muaj e gjysmë kohë për të lëvizur ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.

Deri më tani, vetëm Kosova ka hapur një ambasadë në Jerusalem nga kontinenti i Evropës dhe promovuesi i marrëveshjes së Uashingtonit, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u mburr publikisht vitin e kaluar se Serbia është “vendi i parë evropian i krishterë” dhe Kosova “vendi i parë evropian mysliman” që do të kenë ambasada në Jerusalem. /ABC NEWS/

Lexo më shumë

Galit Peleg: Interesim në rritje nga kompanitë izraelite për investime në Shqipëri!

Ambasadorja e Izraelit: Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës

Izrael

Balluku: Nga 2 prilli, Shqipëria dhe Izraeli lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella

Fluturimi inaugurues më 2 prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të nga sektori i turizmit dhe showbiz-it

Shqipëri

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takohet me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023