Kosova, Izraeli dhe organizata terroriste Hamas

Opinion nga gazetari i mirënjohur nga Kosova, Berat Buzhala


Nga Berat Buzhala

Hajde hajde, vec edhe pak mbeshtetje per Hamasin edhe ra Izraeli. Qe, sot Erdogani e kish thirre edhe Putinin edhe kishin fole per kete ceshtje, keta te dyte pishtare te te drejtave te njeriut.

Mu rikthy ne vemendje koha e Titos dhe e Jugosllavise. Krejt cka po me mungon eshte edhe gazetari Jusuf Ferizi me raportu prej Jerusalemit. Qysh i vajtojke vllaznit palestineze, do me thane cdo guri e kajke me lote.

Kur e pashe qe edhe Veton Surroi kish reagu, seriozisht mu dok qe e pashe Raif Dizdarevicin, Branko Mamulen, Budimir Loncarin dhe krejt plejaden e viteve te 80’ta.

Kjo ka qene koha e vetme kur Jugosllavia e tolerojke edhe propaganden ne emen te religjionit. Gazetaret servile te shtetit jugosllav jo vec per Palestinen, por edhe per Moamer el Gadafin kane vajtu, qysh po e sulmon Ronald Regani. Ne anen tjeter Jugosllavia e Serbia vazhdonin me qene perfituesit kryesor financiar te vendeve arabe. Jorastesisht ambasadori palestinez ne Beograd eshte ky qe eshte.

Kryeministri i Izraelit, Netanjahu, ne bindjen time, eshte nje politikan i keq, mirepo urrejtja ndaj Izraelit, ne qarqet e vllazerise myslimane dhe ne qarqet e te majtes regresive (qe kane deshire me e quajt veten progresive), te cilat jane bashke ne kete kauze, nuk eshte Netanjahu. Keto dy grupime ideologjike, e te cilat jane bo bashke edhe ne LVV, kane probleme jo me Netanjahun, por me Izraelin.

Bie fjala, qysh e kishit luftu nje armik qe raketet ne qytetet e shteteve fqinje i lanson prej nderteses se shkolles, sic ne shume raste vepron Hamasi? Nen1, e kishit zhvendose qytetin; Nen 2, kishit vendose me u pergjigje me kundersulm? Nese Hamasi nuk ndien keqardhje per femijet e Palestines, pse e kerkoni te njejten gje prej nje shteti tjeter?

Sigurisht qe eshte e dhimbshme krejt cfare ndodhe per dhe rreth Palestines, mirepo me e denu dhunen e Izraelit, e mos me i permend askund dy organizate terroriste sic jane Hamasi dhe Hesbollahu, kjo tregon shume.

Pastaj, po lexoj shume shkrime qysh “a po e shihni qe ka media dhe ka intelektual ne Izrael qe i denojne sulmet e ushtrise se tyne”. E vertete, ama kjo nuk flet kurrgjo per Palestinen, kjo flet shume per demokracine e brendshme ne Izrael. Kur e keni degju heren e fundit dikend ne Palestine qe e ka sulmu Hamasin? Ose kur e keni degju dikend ne boten arabe qe ka qasje te ndryshme ndaj ketij problemi?

Per sa kohe qe organizata terroriste si Hamas, Hesbollah, Al Qaeda, per sa kohe qe shtete terroriste si Irani dhe diktator si Erdogani, bejne thirrje per zhdukjen e Izraelit nga faqja e dheut, per aq kohe Izraelin ka me e justifiku Perendimit per menyren se si i perdore mjetet kunder ketyre armiqve. Cka me bo Izraeli? Me thane: hajt masiqe jeni teke po ikim prej ketu a? Jo bablok, nihere nuk jane keto rene.

Ose tek e fundit, nese bash jeni teke me i ndihmu Palestines, frontin çele e keni. I hypni avionit shkoni deri ne Stamboll, prej atyhit Erdogani jau gjon far anije per me zbarku ne Gaza, ama pastaj pergjegjesia eshte individuale.

Nese jeni bash qekaq te dhimbshem dhe te ndieshem, pse s’po shoh kurre reagime kur Boko Haram po kryen masakra ne Nigeri? As kur Erdogani po vret kurde? As kur u vrane miliona mysliman ne Rohinga? A ndoshta humanizmin e keni me departmente te vecanta? Do me thane jeni humanist ne Lindje te Mesme, ama jo ne Afriken veriore, bie fjala.

/ Marre nga Facebook i Berat Buzhala – Titulli është vendosur nga gazeta Izraeli Sot

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Konflikti Izrael-Palestinë, Rama: Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme me Hamasin pjesë të tablosë

Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë me dy shtete

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023