Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler: Me Hamasin nuk do të ketë kurrë marrëveshje!

Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, Noah Gal Gendler ka dhënë një intervistë për televizionin shqiptar Fax News, ku ka folur për përplasjen e armatosur Izrael-Palestinë.


Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, Noah Gal Gendler ka dhënë një intervistë për televizionin shqiptar Fax News, ku ka folur për përplasjen e armatosur Izrael-Palestinë.

Pyetjes përse nisi konflikti, ambasadori Gendler deklaroi se faji është i organizatave terroriste të Hamasit të cilat kontrollojnë territorin e Gazës dhe dëshirojnë që të ketë konflikt.

Për ambasadorin, nuk është e mundur që të negociohet një marrëveshje me Hamasin, ndryshe me palestinezët, për të cilët thotë se pavarësisht se merr kohë, me ata mund të arrish marrëveshje.

Gendler mohon kategorikisht që të ketë qenë Izraeli ai që ka gjuajtur i pari në drejtim të Palestinës. Madje, ai shton se ushtria izraelite si askush në botë, paralajmëron qytetarët të largohen para se të sulmojë.

Vendimin e SHBA për të zhvendosur aAmbambasadën e saj në Jeruzalem, gjë të cilën e kanë bërë disa shtete të tjera pas saj, përfshirë këtu Kosovën, ambasadori Gendler e vlerësoi shume, duke bere te qarte qe Jeruzalemi eshte kryeqyteti i tyre prej 3000 vitesh.

Shqipëria nuk ka bërë të njëjtën gjë. I pyetur mbi këtë temë, Ambasadori theksoi se shpresojnë që këtë ta bëjë dhe Shqipëria, ama ky është nje vendim që i përket kësaj të fundit, shtoi ai.

Pjesë tematika e intervistës:

Pse nisi konflikti? Sepse kanë egzistuar dhe më parë, dhe janë rindezur gjithmonë ccdo 2-3 vjet. Kjo ka ndodhur për arsye se organizat terroriste të Hamasit kontrollojnë Gazan dhe dëshirojnë që të ndodhë. Kjo është arsyeja.

Kush qelloi i pari? Nuk kemi qëlluar ne të parët, ata kanë gjuajtur mbi qytetarët tanë. Ne nuk gjuajmë civilët. Ne bëjmë kujdesin më të madh që të mos gjuajmë civilët. Ne përpara se të qëllojmë paralajmërojmë njerëzit, largoheni nga shtëpia. Askush tjetër nuk e bën këtë. Ushtria jonë është konsideruar ushtri model.

Hamasi? Ju duhet të kuptoni se Palestinezët nuk janë të bashkuar. Hamasi gjuan ndonjëherë edhe mbi palestinezët. Nuk shoh asnjë mundësi bashkëpunimi me Hamasin. Me palestinezët mund të besh paqe.

Ndërhyrje me tanke? Nëse nuk arrijmë qëllimet tona me procedurat, në fund të ditës ne duhet të marrim të tjera masa. Nuk duam të vuajmë me një kohë të gjatë, kështu që ne do marrim një vendim.

Jeruzalemi? Jeruzalemi është kryeqyteti ynë prej 3000 vitesh. Jemi të lumtur që SHBA lëvizi ambasadën e vet në Jeruzalem. Këtë gjë bëri dhe Kosova. Ne shpresojmë që ta bëjë dhe Shqipëria, por ky është një vendim që i takon atyre. /Fax News/

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023