Shkatërrimi i raketave të Hamasit, Akri Çipa: Sistemi “Iron Dome”, një bashkëpunim Izrael-SHBA

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Akri Çipa i ftuar në RTV ORA komentoi zhvillimet e rënda në Lindjen e Mesme me luftimet e përgjakshme mes Izraelit dhe Palestinës që vijojnë prej një jave.


Nga Marjana Ciku

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Akri Çipa i ftuar në RTV ORA komentoi zhvillimet e rënda në Lindjen e Mesme me luftimet e përgjakshme mes Izraelit dhe Palestinës që vijojnë prej një jave.

Çipa rikujton arsyen që u përdor për të ndezuar këtë konflikt: Përmes një situate ligjore 6 familjeve palestineze banuese në Jeruzalemin Lindor ju kërkua të lironin shtëpitë e tyre pasi do të shembeshin. Kjo u mor si provokim nga ana palastinesve. Kjo situatë u pasua me protesta, përplasje në xhaminë e shenjtë, dhe me sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit.

Eksperti theksoi gjithashtu edhe një rrezik të mundshëm që mund t’i kanoset rajonit. Hamasi është një organizatë terroriste, të tillë e njeh gjithë bota dhe nuk duhet neglizhuar forca e saj, u shpreh Çipa

Ndër të tjera Çipa foli edhe për sistemin mbrojtës të raketave të Izraelit, ku tha se është shumë i sofistikuar dhe siguron mbrojte të lartë.

Sistemi i Izraelit ose sic njihet ” Kupola e Hekurt” është një sistem që e ka zhvilluar në bashkëpunim me SHBA, dhe i indetifikon sulmet në ajër. 

Çipa foli edhe për qëndrimin e ndërkombëtarëve që po përpiqen që t’i ulin palët në tavolinë. Po kërkohet një armëpushim i përkohshëm që të nisin hapat e para të bisedimeve. Ndryshe nga paraardhesit e tij Biden nuk e ka patur prioritet këtë konflikt dhe për fat të keq kjo ka cuar në degjenerimin e situatës. Pavarsisht kësaj presidenti Biden ka vendosur të ndërhyjë pasi ështe ndërmjetësuesi kryesor që mund të uli palët, duke dërguar Hady Amr në përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje dhe gjuhen e dialogut.

Çipa kujtoi edhe përpjekjet e Egjiptit për qetësimin e gjakrave. Ata kanë interes në uljen e këtij konflikti që po shkakton vdekje civilësh.

/Arberianews.net/

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Si një diplomat e bëri një shesh në Tiranë simbol paqeje!

"The Jerusalem Post": Ëndrra e diplomatit izraelit, një homazh i përheshëm për Shimon Peres në zemër të Shqipërisë

Shqipëri

Dita e Kujtesës, Hasani: Shqipëria, ndër shembujt më të guximshëm të atyre që strehuan hebrenjtë

6 milionë hebrenj u shfarosën për shkak të origjinës së tyre.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023