
Blinken: SHBA pro armëpushimit Izrael-Palestinë, nëse palët pranojnë
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka zhvilluar sot një vizitë në Danimarkë, nga ku foli edhe lidhur me konfliktin Izrael-Palestinë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka zhvilluar sot një vizitë në Danimarkë, nga ku foli edhe lidhur me konfliktin Izrael-Palestinë.
Blinken u bëri thirrje palëve që të mbrojnë civilët, e sidomos fëmijët ndërsa theksoi se Izraeli, si demokraci ka një barrë shtesë për ta siguruar mbrojtjen e tyre.
“Ne do të bëjmë një diplomaci intensive për t’i dhënë fund këtij cikli aktual të dhunës”- tha ai në një konferencë shtypi në Kopenhagë.
“Ne jemi gati të japim mbështetje nëse palët kërkojnë një armëpushim.”- shtoi Sekretari Amerikan i Shtetit.