Ambasadorët Canaj dhe Demiri marrin pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve nga Kosova

Me ftese te Kolegjit Givat Haviva International School, dhe organizatës Givat Haviva Ambasadori Canaj dhe stafi diplomatik i Ambasaden se RSH si dhe e Ngarkuara me Pune e Kosoves ne Izrael, Ines Demiri, moren pjese në ceremoninë e diplomimit te gjeneratës së vitit 2021


Me ftese te Kolegjit Givat Haviva International School, dhe organizatës Givat Haviva Ambasadori Canaj dhe stafi diplomatik i Ambasaden se RSH si dhe e Ngarkuara me Pune e Kosoves ne Izrael, Ines Demiri, moren pjese në ceremoninë e diplomimit te gjeneratës së vitit 2021. Komuniteti i qendrës Givat Haviva ka një respekt të madh për shqiptarët, të cilët ndihmuan popullin hebre gjatë luftës së dytë botërore. Në muzeun e emëruar “Moreshet”, i cili ndodhet brenda qendrës, një dhomë e veçantë i është dedikuar miqësisë dhe historisë së komunitetit shqiptar dhe atij hebre. Ne 3 vitet e fundit që nga hapja e shkolles internacionale GHIS, jane edukuar 11 nxënës shqiptar nga Kosova.

Ne ftesen e derguar me kete rast Ambasades shqiptare theksohet: “Do të ishte nder për ne dhe për komunitetin e “Givat Haviva-s”, si dhe për administratën e shkollës GHIS, t’ju presim ju, bashkë me familjarët tuaj dhe stafin e ambasadës, në kampusin e qendres “Givat Haviva”, me rastin e ceremonisë së diplomitit të nxënësve tanë te shkëlqyer, Gjin Haziri dhe Edena Zeqaj nga gjenerata e vitit 2021, të cilët përçuan kulturën, traditat dhe moralet shqiptare në një mënyrë të paharrueshme tek nxënësit dhe stafi i shkollës. Me plot siguri dhe motivim ne ndihmuam studentet shqiptare, duke i’a hapur dyert për universitetet më prestigjioze në botë, në mënyrë që aftësitë dhe njohuritë të cilat i fituan gjatë dy viteve të shkollimit dhe pjekurisë në shkollën tonë t’i përvetesojnë, dhe në të ardhmen t’i përdorin për të qenë liderët e ardhshëm të kombit shqiptar, duke promovuar paqen, ashtu siç ata e përjetuan në komunitetin tonë.

Duke patur parasysh se Familjarët e nxënesve ndërkombëtar nuk mund të jene të pranishëm në ceremoni si rezultat i situatës së krijuar te tensionuar ne Izrael, vleresohet prezenca e perfaqesise diplomatike shqiptare në këtë ngjarje kaq të rëndësishme për nxënësit tanë, do të ishte domethënese për ata, të cilët lanë vendin e tyre në një moshë të re për t’iu bashkuar një komuniteti të nivelit botëror të edukimit, si dhe do të shërbente për të krijuar lidhje për bashkpunim të mëtejshem mes Republikës se Shqipërisë, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe shkollës “Givat Haviva International School”, në mënyrë që të punojmë së bashku për të kultivuar marrëdhenje mes institucioneve tona për të mirëpritur dhe edukuar nxënës të rinjë nga trojet shqiptare, të cilët do t’i presim për shumë vite në të ardhmen.

“Jemi të vetëdijshëm se keni një agjendë mjaft te ngarkuar por me deshiren më të madhe ju presim të bashkoheni me ne për të festuar këtë ditë e cila simbolizon përfundimin e një udhëtimi edukativ dhe maturije të nxënësve tanë më datë 21 Maj 2021, në oren 19:00 – 20:30, në Givat Haviva, MP Menashe, 37850, Izrael”-perfundon njoftimi I Kolegjit Givat Haviva.

Ambasada e RSH ne Izrael informon se duke patur parasysh situatën e krijuar te tensionuar në ditët e fundit në Shtetin e Izraelit, Kolegji edhe pse gjendet ne një vend të sigurte, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurise sipas udhëzimeve te “Home Command – Oref”. Prandaj siguria e të gjithë nxënësve dhe e të pranishmëve të tjerë në ceremoni, do të jete në nivel të plotë.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023