Artan Ratkoceri: Konflikti Izrael – Palestinë dhe Kosova

Shteti i Izraelit e njeh Kosovën si një shtet më vete e të pavarur, ndërkohë që vendet muslimane arabe, përfshirë Palestinën nuk njohin ekzistencën e Republikës së Kosovës.


Nga Artan Ratkoceri

Një nga ngjarjet më të bujshme në arenën ndërkombëtare të ditëve të fundit është konfliti ndërmjet Izraelit dhe Palestinës. Nëse do të ndalemi në analimin e gjenezës dhe shpërthimit të konfliktit duhet të tregohemi të kujdesshëm për të mos përfshirë në analizë emocione personale apo fetare. Bazuar në historinë e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, është e domosdoshme të theksohet se kriteri fetar nuk ka qënë kurrë ndikues në krijimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet hebrenjve dhe shqiptarëve. Në këtë kuadër të nisemi nga besimi fetar për të mbajtur qëndrime ndaj kësaj çështje do të thotë të bëjmë një analizë sipërfaqësore të gabuar.

Analiza e përshkallëzimit të konfliktit në të vërtetë i ka rrënjët në histori dhe është një nga situatat më të nderlikuara në analizën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Historia e krijimit të shtetit të Izraelit është unike, sikundër është i pamohueshëm fakti se popullsia hebreje ka të drejtë autoktonie në territoret ku sot shtrihet shteti i Izraelit. Që nga krijimi i shtetit të Izraelit e deri në ditët e sotme tensioni ka qënë prezent dhe shpesh ka gjeneruar konflikte të cilat janë sheshuar vetëm përkohësisht.

Çështja e konfliktit në Gaza sot është rezultat i akumulimit të tensionit të vazhdueshëm i cili detyrimisht do të përshkallëzohej në një shpërthim të tillë. Për hir të pretendimeve të saj, Palestina ka provokuar herë pas here shtetin e Izraelit duke sulmuar popullsinë civile, gjë që në kontekstin e të drejtës është e patolerueshme.

Në një kënvështrim institucional, shteti i Izraelit është demokraci funksionale ndësrsa në aspektin socialo-ligjor respekton të drejtat e qytetarëve. Edhe në kushtet e situatës së tensionuar të ditëve të fundit, shteti i Izraelit ka akorduar ndihma humanitare për civilët palestinezë në Gaza. Ndërkohë terroristët e Hamasit hapën zjarr duke u munduar të bombardonin kalimin e Kerem-Shalom, në mënyrë që ndihmat ushqimore, dhe medikamentet, përfshirë vaksinat anti-covid të mos mbërrinin në Gaza, gjë që fatmirësisht nuk pati sukses. Në këtë kuadër mjafton një shembull për të kuptuar se si shteti i Izraelit nuk synon cënimin e popullsisë civile palestineze, por te mposhtë regjimin e Hamasit që sulmon në mënyrë të vazhdueshme duke lëshuar raketa në qytetet kryesore izraelite, pa marrë parasysh vrasjen e civilëve Izraelitë. Sulmi i Hamasit ndaj popullsisë civile nuk ka emër tjetër veçse terrorizëm antisemit.

Në aspektin ushtarak, palestinezet janë ata që duhet të tërhiqen dhe të kërkojnë paqe me Izraelin, pasi ky shtet më shumë se një herë ka vërtetuar supermaci ushtarake kundrejt armikut. Forcat Mbrojtëse të Izraelit synojnë mbrojten e popullsisë dhe sigurinë e vendit nga njëra anë dhe nga ana tjetër kanë objektiv të qartë dhënien fund të konfliktit pa cënuar popullsinë civile palestineze. Ndërkohë që regjimi i Hamas përdor popullsinë civile në Gaza, përfshi gratë dhe fëmijët si mburoja njerëzore.

Në aspektin politiko-diplomatik për zgjidhjen e këtij konfliti do të ishte e udhës që bisedimet ndërjmjet palestinezeve dhe izraelitëve të bazohen në vullnetin e mirë të palëve për bashkëekzistencë paqësore, një gjë e pamundur kur popullsia civile targetohet në mënyrë të vazhdueshme.

Shqiptarët e Kosovës e njohin mirë fytyrën e luftës, ndjenjën e një kërcënimi të vazhdueshëm dhe dhunimin pa të drejtë të popullsisë civile. Më shumë se kushdo ne jemi përballur me sfida të mbrojtjes së vendit tonë në dekada, dhe e dimë se është e drejtë e çdokujt të vetëmbrohet. Në këtë këndvështrim ne duhet të solidarizohemi me shtetin e Izraelit pasi kauza e tyre është e drejtë.

Një nga virtytet kryesosre të shqiptarëe është toleranca fetare dhe pavarësisht besimit nuk jemi ndarë kurrë, duke kuptuar se çdo besim ka në thelbin e tij respektimin e besimeve të tjera dhe humanizmin. Marrëdhëniet ndërshtetërore nuk bazohen në pikpamje fetare por në ekuilibra dhe dialog për zgjidhe të qëndruëshme për të ardhmen. Nëse nisemi nga aspekti fetar vlen të përmendet që shteti i Izraelit e njeh Kosovën si një shtet më vete e të pavarur, ndërkohë që vendet muslimane arabe, përfshirë Palestinën nuk njohin ekzistencën e Republikës së Kosovës. Ambasadori i Palestinës në Beograd, Mohamed Naban ka deklaruar se nuk do të votojë pranimin e Kosovës në Interpol dhe se qëndrimi i qeverisë së tij kundrejt njohjes së Kosovës nuk do të ndryshojë.

Ne si popull nuk kemi reflektuar kurrë sjellje anti-Semite por gjithmonë kemi patur marrëdhënie miqësore me popullin hebre. Izraeli ka mbështetur dhe ka treguar se mbetet mik për shqipëtarët duke treguar edhe mirënjohje ndaj popullit tonë për mbrojtjen e popullsisë hebreje gjatë Holokaustit. Bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona do të jetë edhe më intensiv në vitet në vijim pasi vullneti i mirë i palëve ka shtuar praninë e kompanive dhe investimeve Izraelite në Kosovë. Në këtë kuadër parë në aspektin e politikës së jashtme, në aspektin ekonomik dhe human, ne si vend dhe si popull duhet të mbështesim të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje duke shpresuar në një zgjidhje të shpejtë të këtij konflikti dhe krijimin e një klime paqësore në të ardhmen.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Konflikti Izrael-Palestinë, Rama: Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme me Hamasin pjesë të tablosë

Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë me dy shtete

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023