Largpamësia e SHBA zgjidhi konfliktin Izrael-Hamas

Administata Biden shfaqi largpamësi dhe efektivitet në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Lidershipi amerikan mbetet kyç për stabilitetin dhe paqen në Lindjen e Mesme.


Nga Akri Çipa

Konflikti i armatosur ndërmjet Izraelit dhe Hamasit ndryshoi agjendën e Presidentit Biden. Në njëfarë mënyre, përshkallëzimi i situatës përshpejtoi angazhimin amerikan për çështjen ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, pasi duhet thënë se administrata aktuale nuk e kishte këtë prioritet në rrafshin e politikës së jashtme. Megjithatë, situata e rënduar në terren, nevoja për të dëshmuar lidershipin në Lindjen e Mesme dhe domosdoshmëria për të ruajtur stabilitetin e kanë shtyrë administratën Biden të kalojë në një politikë proaktive në këtë aspekt.

Vizita e Sekretarit Blinken është e rëndësishme për shkak se ofron garanci për armëpushimin e arritur rishtazi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Egjipti dhe deri diku Katari ishin protagonistët e dukshëm të procesit ndërmjetësues që solli armëpushimin ndërmjet palëve, po rol tejet përcaktues pati dhe diplomacia amerikane. Pavarësisht se kësaj rradhe, duke përftuar dhe nga leksionet e përplasjeve të mëparshme, si për shembull lufta në Gaza në 2014, Shtetet e Bashkuara preferuan të shmangnin reflektorët, aktivizmi i tyre ishte kritik në arritjen e një armëpushimi të shpejtë.

Uashingtoni i arriti rezultatet duke konfirmuar pa hezitim mbështetjen amerikane për sigurinë e Izraelit dhe për të drejtën e vetë-mbrojtjes, por edhe duke mbajtur të hapur kanalet e komunikimit me Autoritetin Palestinez. Në këtë mënyrë, u sigurua ulja e tensioneve në raport me popullsinë e gjerë palestineze dhe u realizua izolimi i Hamasit, me të cilin SHBA nuk ka komunikim të drejtpërdrejtë për vetë faktin se Departamenti Amerikan i Shtetit e njeh atë si organizatë terroriste. Në të njëjtën kohë, kërkesat amerikane për armëpushim u bënë në mënyrë graduale, duke vlerësuar me kujdes dhe gjakftohësi situatën reale në terren. Në këto aspekte, administrata Biden tregoi largpamësi dhe efektivitet, në disa raste duke tejkaluar me sukses dhe debatet politike në Kapitol në raport me këtë çështje.

Tashmë, vizita e Sekretarit Blinken në rajon ndodh për të pozicionuar edhe më shumë Shtetet e Bashkuara si garantuese të armëpushimit. Në të njëjtën kohë, duket se Sekretari Blinken do të theksojë nevojën për rindërtim në Gaza dhe për ndihma humanitare ndaj popullit palestinez. Situata në Gaza është fatkeqësisht dramatike, por pa një zgjidhje politike është e vështirë që të arrihet një përmirësim i situatës përtej ndihmave humanitare të momentit.

Sekretari Blinken është diplomat i shquar për pragmatizëm dhe me siguri kjo vizitë shkon përtej simbolikës. Megjithëse disa komentatorë argumentojnë për rënien e influencës së Shteteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, zhvillimet e fundit e ritheksuan se lidershipi amerikan mbetet kyç për stabilitetin dhe për të gjitha përpjekjet për të arritur një paqe të qëndrueshme në rajon.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023