Arlind Imeri: Kosova ta shpallë zyrtarisht Hamasin si organizatë terroriste!

Aktivisti i njohur kosovar, Arlind Imeri, në cilësinë e organizatorit të “Marshit paqësor në përkrahje të popullit Hebre”, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, deklaroi se do t’i dorëzojë një kërkesë Ministres Znj. Donika Schwarz, për të iniciuar shpalljen e organizatës Hamas si organizatë terroriste.


Aktivisti i njohur kosovar, Arlind Imeri, në cilësinë e organizatorit të “Marshit paqësor në përkrahje të popullit Hebre”, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, deklaroi se do t’i dorëzojë një kërkesë Ministres Znj. Donika Schwarz, për të iniciuar shpalljen e organizatës Hamas si organizatë terroriste.

Postimi i plotë

Të nderuar miq,

Të nderuara media,

Nëpërmes këtij njoftimi dua të ju bëjë ftesë të gjitha mediave të Kosovës që nesër, më 26.05.2021, në ora 10:00, në cilësinë e organizatorit të “Marshit paqësor në përkrahje të popullit Hebre”, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, do t’i dorëzoj një kërkesë Ministres Znj. Donika Schwarz, për të iniciuar shpalljen e organizatës Hamas si organizatë terroriste.

Kërkesën e kemi bazuar në ligjet në fuqi por edhe në praktikat e tjera ndërkombëtare.

Vlen të theksohet se Republika e Kosovës vazhdimisht ka pasur kërkesa nga vendet mike të sajë për të futur grupin Hamas si një formacion terrorist.
Futja e grupit Hamas në listën e organizatave terroriste të njohura zyrtarisht nga Republika e Kosovës do të kontribuonte jashtëzakonisht shumë edhe në imazhin tonë dhe gjithashtu do të ishte edhe një sinjal i mirë për miqtë tanë ndërkombëtar se vendi ynë gjithmonë do të jetë i përkushtuar për të luftuar terrorizmin.

Kosova ka nevojë të determinoj përfundimisht qëndrimin e saj karshi sulmeve terroriste në shtetin e Izraelit, shtet ky me të cilin kemi edhe marrëdhënie diplomatike.

Galit Peleg: Interesim në rritje nga kompanitë izraelite për investime në Shqipëri!

Ambasadorja e Izraelit: Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës

Izrael

Balluku: Nga 2 prilli, Shqipëria dhe Izraeli lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella

Fluturimi inaugurues më 2 prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të nga sektori i turizmit dhe showbiz-it

Shqipëri

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takohet me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023