Dr. Qazim Namani: Varrezat e hebrenjve në Kosovë

Varrezat e hebrenjve janë të shumta në Kosovë: Prishtinë, Artanë, Jasenovik,Brus, Hajvali, Boletin, Mitrovicë dhe lokalitete tjera.


Nga Dr. Qazim Namani

Varrezat e hebrenjve janë të shumta në Kosovë: Prishtinë, Artanë, Jasenovik,Brus, Hajvali, Boletin, Mitrovicë dhe lokalitete tjera.

Në Artanë ekzistojnë varrezat e vjetra të hebrenjve.[1] Varreza të hebrenjve thuhet se ka në Jasenovik në vendin e quajtur Selishte, në Bushincë në vendin e quajtur Bare, banorët lokal varrezat e vjetra i quajnë varreza të hebrenjve. Në vendin Dublje varrezat e vjetra i quajnë varreza latine dhe hebrenjve. Në Kostandincë ekzistojnë varreza të vjetra për të cilat thuhet se janë të hebrenjve, në fshatin Busovat në vendin e quajtur Quka e Petrovës gjinden varrezat e hebrenjve.

Në fshatin Busovat, pranë lagjes së Selimajve, nja 150 m në lindje, e 100 m larg gurit të madh, janë gjurmët e varrezave të vjetra , e 100 m larg gurit të madh, janë gjurmët e varrezave të vjetra të hebrenjve. Mbi një varr edhe sot shihet pllaka e gurit, por mjaftë e dëmtuar.

Këto varreza janë të vendosura në maj të një kodre, kundruall gurit të madh, fshatit Busovat dhe atij Ruboc.

Deri sa të krishterët janë të varrosur te varrezat pranë kishës së rrënuar nën gurin e madh, hebrenjtë i kishin varrezat e tyre të ndara, nja 150 m më larg, më në majë të kodrës së hebrenjve.[2]

Në  Artanë  ka varreza  të  hebrenjve  ku  vendorët i quajnë (Juda Mezari).

Çedomir Prilinçeviq, në punimin e  Punim magjistraturës pranë Fakulteti Filozofik, Prishtinë shkruan se në Prishtinë janë dy lokalitete me varreza të hebrenjve , varret e vjetra në Tauk Bahqe në madhësi 10 ari në të cilën janë varrosur 800 hebrenj të varrosur që nga vitet 1850. Në varrezat e reja janë varrosur 200 hebrenj prej vitit 1922.[3]

Mendoj se Prilinqeviq e shton shumë numrin e varrezave sepse nga vëzhgimi në terren bëhet fjalë për numër dukshëm më të vogël të varrezave të këtij komuniteti.

Varrezat Hebreje në Touk-Bahçe

Varreza të hebrenjve thuhet se ka edhe në lagjen e Bulajve në fshatin Marec. Në këtë lagje pranë minierës së vjetër afër gjytetit të Marecit, në lokalitetin e quajtur “rrënima” mendoj nga fjala shqipe (rrënimrrënoj) ruhet nga popullata shqiptare e kësaj ane toponimi varret e jahudive.[4]

Prania e hebrenjve te popullata autoktone shqiptare në Malësinë e Gallapit ka lënë gjurmë edhe në fshatin Brainë pranë qytetit xehetar të Bervenikut, hebrenjtë në këtë fshat e kishin dhe hanin e tyre, edhe sot ruhet toponimi te Hani i Jahudive.[5]

Varreza te hebrenjve ka dhe ne fshatin Brus, Hajvali, Boletin, Mitrovicë dhe lokalitete tjera. Në kufi të fshatit Zhazhë dhe Boletinit në vendin e quajtur Petkovicë, duke hyrë në Zhazhë në anën e djathtë të rrugës janë varret e Jahudive.[6] Pas vëzhgimeve në terren mendoj se varrezat e vjetra pranë fortifikimeve dhe vendbanimeve antike janë varreza të periudhës së antikitetit, para ardhjes së sllavëve në këto troje, mirëpo studiuesit sllavë gjatë shekullit XX i regjistruan si varreza të hebrenjve.

Popullata në vilajetin e Kosovës, edhe në këtë periudhë përjetoi vrasje, plaçkitje, shpërngulje masive dhe shkatërrim të trashëgimisë kulturore. Valës së shkatërrimit të kulturës jo sllave nuk i shpëtoi as komuniteti hebraik. Pushtetet e vendosura pas luftës së parë botërore, mes dy luftërave dhe pas Luftës së Dytë Botërore si platformë politike kishin burgosjet, vrasjet, shpërnguljet me dhunë dhe kolonizimin. Krahas masave tjera të presionit kryhej dhe shkatërrimi i varrezave dhe monumenteve me vlera kulturore jo sllave.

Rast konkret mund të cekim dhe gjetjen e tri pllakave të varrezave me mbishkrim hebraik, të palosura njëra mbi tjetrën në lagjen e “Trojës(Tophane-Bitlia) në Prishtinë.[7] Rëndësia e gjetjes së këtyre tri pllakave ka vlera të rëndësishme kulturore-historike, sepse dëshmojnë praninë e komunitetit hebraik në qytetin tonë në kohën e pushtimit të Kosovës nga ushtria serbo-malazeze.

Pllakat janë gjetur në vitin 2003 në parcelën kadastrale nr. 5842 ish pronë e Ljubinko Dimitrije Marinkoviqit, pas blerjes së shtëpisë së tij nga një shqiptar.

               

 

Pllakat e varresave hebreje të zbuluara në Prishtinë

Qytetari që e kishte blerë shtëpinë e Marinkoviqit pas vendimit për ta rrënuar shtëpinë e blerë dhe në vend të saj të ngrit shtëpi të re kishte angazhuar një firmë për kryerjen e punëve ndërtimore. Punëtorët duke pastruar rrënojat e shtëpisë së vjetër, zbuluan këto tri pllaka të varresave. Tani këto pllaka janë në mbrojtje dhe janë vendosur në Muzeun e Kosovës.[8] Qytetarët e vjetër të Prishtinës pohojnë se pranë kësaj parcele afër postës së vjetër të qytetit ka ekzistuar një sinagogë të cilën e rrënoi pas vitit 1947 pushteti komunist Jugosllav. Në këtë lagje të vjetër të Prishtinës jetonin disa familje të komunitetit hebraik që pas dëbimit, tërë pasurinë e tyre e konfiskuan pushtetarët serb.[9]

Kjo çështje vërtetohet dhe me dokumentet arkivore të hulumtuara në Arkivin historik të qytetit të Prishtinës, ku pas mbarimit të luftës së dytë botërore formohet komisioni për eksporpijimin e pronave të hebrenjve të Prishtinës. Komisioni për eksporpijimin e tokave dhe banesave është themeluar me vendimin e kryesisë së Serbisë nr. 2334/49, dhe ka hyrë në fuqi që nga 11.04.1949. Sipas këtij vendimi të gjitha pronat e eksorpiuara duhet të shfrytëzohen për nevoja të shtetit RSFJ, dhe për nevoja të autoritetit të këshillit popullor. Bazuar në këtë vendim refuzohen të gjitha kërkesat e familjarëve të mbijetuar, nga familjet e  hebrenjve të Prishtinës për të kthyer pasuritë e tyre, që e kishin përballuar luftën e dytë botërore dhe jetonin në vende tjera. Ekzistojnë disa lëndë që prolongohen gjerë në vitet pesëdhjeta, dhe kalojnë në gjykatën supreme të Serbisë, me propozim të këshillit popullor të qytetit të Prishtinës. Ne po veçojmë  lëndën  nr.20675/53 të këshillit popullor të qytetit të Prishtinës që e mohon kërkesën e Sarines nr.16/46 e cila prej vitit 1946 kërkonte shfrytëzimin e pasurisë së burrit të saj Soloman M. Amera, i cili tani më kishte vdekur gjatë luftës.[10]

Raste të tilla kanë ndodhur dhe në qytete tjera të ish Jugosllavisë.  Mjafton të përmendim rastin e vendosjes së romëve mbi varrezat hebraike në qytetin e Nishit pas luftës së dytë botërore. Këtë rast e publikoi gazeta e përditshme që botohet në Prishtinë “Koha ditore” në Maj të vitit 2004 duke u bazuar në rrëfimin e agjencisë Reuters të ilustruar dhe me fotografi ku shihej  një familje rome duke qëndruar pranë një sarkofogu në oborrin e shtëpisë së tyre e cila është ndërtuar mbi varreza. Tani  mbi varreza hebraike banonte komuniteti romë prej rreth 300 banorësh.[11] Shtohet pyetja se a ishte i ngjashëm rasti i gjetjes së tri pllakave të varresave nën gërmadhat e shtëpisë së Marinkoviqit në Prishtinë, me rastin e varrezave hebraike në qytetin e Nishit? Nëse jo,  a ishte i njoftuar pushteti serb, dhe familja Marinkoviq për ekzistimin e këtyre tri pllakave të varrezave në këtë vend, dhe për çfarë arsye ato u mbajtën të pazbuluara përmbi 50 vite.[12]

Në qytetin e Prishtinës ekzistonte edhe një sinagogë. Kah fundi i shekullit XIX kur kryetar i komunave fetare të hebrenjve ishte Rahamin Ruben, kurse klerik Shabat Kahmi, kur në Prishtinë është ndërtuar sinagoga.[13]

Sinagoga e ndërtuar e Prishtinës me planin urbanistik të qytetit pas luftës së dytë botërore në vitin 1953-54 u dislokua në vend tjetër, dhe mendohet se është objekti në të majtë në hyrje të muzeut etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë. Dihet se me këtë plan urbanistik u rrënuan lagje të tërë me arkitekturë qytetare të shekullit XIX.

Sinagoga e Prishtinës e transferuar në hyrje te Muzeut Etnologjik Emin G jiku  në Prishtinë

[1] Mr. Pavle Dželetoviç Ivanov “Jevreji Kosova i Metohije” Beograd 1988. fq.36

[2] Halit Sylejmani-Maliqi “Busovata ndër shekuj” Prishtinë 2006 fq.31,32

[3] Çedomir Prilinçeviq, Punim Maxhistrature, Fakulteti Filozofik, Prishtinw, 1985 fq.29

[4] Hetem Makolli, i lindur 1910, Marec

[5] Ibrahim Namani, i lindur 1909, Prapashticë, intervistuar Maj 2001

[6] Azman Gashi, Mitrovicë.

[7]Arkivi i Institutit Arkeologjik të Kosovës në Prishtinë , 2003

[8] Të dhënat janë marrë nga Arkivi i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Prishtinë 2006

[9] Q. Namani Revista “URA” 2004

[10] Arkivi historic i Prishtinës, Nr. I Fondit 52, Gjykata e rrethit Prishtinë, njësia organizative “Exporpijimi”.

[11] Koha Ditore, Gazet e përditshme Maj 2004.

[12] Qazim Namani Revista “URA” 2004

[13] Mr. Pavle D. Ivanov  fq. 53

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Konflikti Izrael-Palestinë, Rama: Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme me Hamasin pjesë të tablosë

Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë me dy shtete

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023