Izraeli shembulli i demokracisë, koalicioni i ardhshëm qeveritar po e dëshmon këtë!

Demokracia është kur të gjithë shtetasit e një vendi kanë mundësi të ndikojnë në atë shtet. Fakti se, janë mbledhur parti të vogla që dallojnë shumë nga njëra-tjetra dhe janë pajtuar ndërmjet vehte të bashkëqeverisin është dëshmi në vehte


Nga Avni Dervishi

Demokracia është kur të gjithë shtetasit e një vendi kanë mundësi të ndikojnë në atë shtet. Fakti se, janë mbledhur parti të vogla që dallojnë shumë nga njëra-tjetra dhe janë pajtuar ndërmjet vehte të bashkëqeverisin është dëshmi në vehte. Kur kësaj ti shtohet se këto parti kanë prejardhje të ndryshme etnike (hebrenjë dhe arabë) besim/fe të ndryshme- flasin edhe gjuhë të ndryshme, është dëshmi se demokracia në Izrael funksionon. Kuptohet edhe ideologji fare të ndryshme, pasi që ideologjia politike luan rol në vende demokratike.

Një parti e qendrës, një parti nacionaliste hebreje dhe një parti arabe.

Për ata që nuk e dinë, parlamenti i Izraelit, Kneset i ka 120 deputetë (aq sa i ka edhe parlamenti i Kosovës). Poashtu në mes të shtetasve të Izraelit 20% janë me prejardhje arabe. Ata i kanë partitë e veta politike e përpos komunave/bashkime të tyre, janë të përfaqesuara edhe në parlamentin e vendit, Kneset e tash nëse i merr votat, edhe në qeveri.

Ne që kemi qenë në veriun e Izraelit, e kemi parë me sytë tanë se të drejtat e plota qytetare i kanë shtetasit arabë në Izrael, sikurse çdo qytetar tjetër. Unë si shqiptar kur isha herën e parë në veriun e vendit, e pashë se gjithqka ishte në shumë raste vetëm në arabisht, psh rrugët etj. Mendja menjëherë më shkoi tek shqiptarët në Maqedoni. Asokohe as në Shkup, lagjet te Bitpazari nuk ishin në shqip, edhepse shqiptarët janë thuajse 40% e popullsisë në Maqedoni. Fatmirësisht falë luftës së UÇK-së në Maqedoni dhe presioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vendeve evropiane perëndimore, kjo tash ka ndryshuar në Maqedoni.

Sa për krahasim psh në Jerusalem, Tel Aviv e kudo, edhe emërtimi i rrugëve është në tri gjuhë, hebreisht, arabisht dhe anglisht. Kjo nuk shihej aspak në veriun e Izraelit ku jetojnë 20% arabë izraelitë. Ky realitet që Izraeli i respekton qytetarët e vetë, duhet të shihet e të dihet edhe tek të tjerët në Evropë. Kjo vlen jashtëzakonisht shumë në rastet e konflikteve kur shumë njerëz pa dituri për regjionin e Izraelin shprehen kundër demokracisë së vetme në Lindjen e Mesme. Nëse, qeveria e ardhme e Izraelit votohet në parlament-Kneset, na mbetet ti urojmë suksese me punën e tyre dhe forcimin e Izraelit. Para disa pak ditëve poashtu u votua edhe presidenti i ri i Izraelit Isaac Herzog nga parlamenti dhe i urojmë suksese në punën e tij.

RRETH AUTORIT
Politolog që ka qenë në 88 vende për promovimin e demokracisë.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023