
Vizita e Avital Leibovich, Blerina Gjylameti: Raporti midis Izraelit dhe Shqipërisë i shkëlqyer!
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e konsideroi të rëndësishme vizitën në Shqipëri të Avital Leibovich, drejtore ekzekutive e American Jewish Committee, dega Jeruzalem.

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e konsideroi të rëndësishme vizitën në Shqipëri të Avital Leibovich, drejtore ekzekutive e American Jewish Committee, dega Jeruzalem.
“Raporti midis Izraelit dhe Shqipërisë ka treguar forcën e përhershme të bashkëpunimit dhe nga ana tjetër jo më larg se 22 Tetori i vitit 2020 miratuam në Kuvendin e Shqipërisë Rezolutën për përkufizimin e antisemitizmit”, shkruan deputetja Blerina Gjylameti, e cila është njëkohësisht edhe kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael.
Zonja Leibovich u mikprit nga ana Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me titullin “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut”.
Postimi i plotë
Mikprita në vizitën e saj drejtuesen e AJC – American Jewish Committee ?? Avital Leibovich bashkë me Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në cilësinë e Kryetares së Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael.
Raporti midis Izraelit dhe Shqipërisë ka treguar forcën e përhershme të bashkëpunimit dhe nga ana tjetër jo më larg se 22 Tetori i vitit 2020 miratuam në Kuvendin e Shqipërisë Rezolutën për përkufizimin e antisemitizmit.?
Takimi pati një fokus të larmishëm prioritetesh por në veçanti diskutuam mbi projektet e Shqipërisë dhe Tiranës si Kryeqytet Evropian i Rinisë 2022 dhe përcjelljen e shembullit të tolerancës.