Ambasadorja Ines Demiri në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, mori pjesë në pritjen e organizuar për të Ngarkuarin e ri me Punë, z. Michael A. Ratney, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jerusalem.


Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, mori pjesë në pritjen e organizuar për të Ngarkuarin e ri me Punë, z. Michael A. Ratney, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jerusalem.

E shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, ajo takoi ambasadorin zviceran z. Jean-Daniel Ruch, së bashku me stafin e tij.

Postimi i plotë

“Me ftesë të Zëvendëshefit të Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jerusalem, z. Jonathan Shrier, dhe zonjës Stephanie Baric, mora pjesë në pritjen e organizuar për të Ngarkuarin e ri me Punë, z. Michael A. Ratney.

E shoqëruar nga ambasadori shqiptar z. Bardhyl Canaj, pata kënaqësinë të takohem me ambasadorin zveceran z. Jean-Daniel Ruch, së bashku me stafin e tij.

Veç marrëdhënieve të shkëlqyera mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, me z. Ruch folëm edhe për paraqitjet fantastike të kombëtares helvetike në “EURO 2020”, dhe veçanërisht për kontributin e jashtëzakonshëm të futbollistëve me prejardhje nga Kosova, kapitenit Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirit. Uruam për suksese të mëtutjeshme të Zvicrës në EURO 2020. ?? ????????”, shkruan ambasadorja në rrjetet sociale.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Si një diplomat e bëri një shesh në Tiranë simbol paqeje!

"The Jerusalem Post": Ëndrra e diplomatit izraelit, një homazh i përheshëm për Shimon Peres në zemër të Shqipërisë

Shqipëri

Dita e Kujtesës, Hasani: Shqipëria, ndër shembujt më të guximshëm të atyre që strehuan hebrenjtë

6 milionë hebrenj u shfarosën për shkak të origjinës së tyre.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023