Bardhyl Canaj, 30 vjet midis Shqipërisë dhe Izraelit…

Tani pas më shumë se gjashtë vjetësh në detyrë, Bardhyl Canaj, i cili është ambasadori i pestë i Shqipërisë në Izrael, pas Dashnor Dervishit, Bashkim Dinos, Tonin Gjurajt dhe Bujar Skendos, thotë: “Sa më shumë e njoh Izraelin, aq më shumë e dua këtë vend”.


Nga Dash Frashëri, botues i “Izraeli Sot”

Kur më 9 shkurt 2015, Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidatin e propozuar për ambasador të Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj, ish-Konsulli i parë i Nderit të Shtetit Hebraik në Shqipëri, u shpreh para deputetëve se “marrëdhëniet politike Shqipëri-Izrael kanë konfirmuar bazat e tyre solide qysh me mbrojtjen që shqiptarët i kanë bërë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe me qëndrimet konsekuente të Shqipërisë ndaj procesit të paqes dhe konfliktit në Lindjen e Mesme”.

Tani pas më shumë se gjashtë vjetësh, Bardhyl Canaj, i cili është ambasadori i pestë i Shqipërisë në Izrael, pas Dashnor Dervishit, Bashkim Dinos, Tonin Gjurajt dhe Bujar Skendos, thotë: “Sa më shumë e njoh Izraelin, aq më shumë e dua këtë vend”.

Më 22 korrik 2015, Presidenti Bujar Nishani dekretoi emërimin e Bardhyl Canajt, si ambasadori i Republikë së Shqipërisë në Izrael, ndërsa katër muaj më pas, në datën 9 nëntor 2015, Ambasadori Bardhyl Canaj i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin, në një ceremoni zyrtare, tepër miqësore dhe të ngrohtë. Presidenti i Izraelit vlerësoi kontributin dhe sakrificat e popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Aktiviteti i parë ishte shumë domethënës: Në datën 28 nëntor 2015, me rastin e Festës së Flamurit, Ambasada organizoi një aktivitet me komunitetin shqiptaro-hebre. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 100 veta, të ardhur nga gjithë qytetet e Izraelit: Jerusalem, Haifa, Beer Sheva, Karmiel, Ashdod, Rishon Lezion. Ishte i pranishëm edhe konsulli i Nderit të Shqipërisë në Haifa, z. Avraham Rinot.

Për t’u pasuar me një axhendë të ngjeshur diplomatike, por dhe me kontributin në nënshkrimin e marrëveshjeve të ndryshme midis Shqipërisë dhe Izraelit: Marrëveshja mes Universitetit Politeknik të Tiranes dhe Universitetit Shtetëror të Tel Avivit (10 prill 2016); marrëveshja e bashkëpunimit mes Arkivit Qendror të Shtetit dhe Institucionit të Holokaustit, Yad Vashem (31 tetor 2016).

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, u takua me Kryebashkiakun e Tel Avivit, Ron Hulfai, per bashkepunim me Bashkinë e Tiranes, me kryetarin e Bashkisë së Ramat Gan, ku diskutua për bashkëpunimin dhe marrëveshjen e binjakëzimit me bashkinë e qytetit të Korçës, ashtu siç mori pjesë edhe në bisedime midis kryetarëve të Bashkive, Dritan Leli dhe Miriam Feirberg, për bashkepunimin e ardhshem mes bashkive të Vlores dhe Netanias.

Takimet me njerëzit e letrave dhe të artit ishin në fokusin e ambasadorit të ri shqiptar: shkrimtarin e njohur izraelit, Amos Oz; “Ruppin Academic Center”, ku biseda u fokusua në gjetjen e rrugëve për bashkëpunimin me Universitetet dhe Institucionet Akademike shqiptare, apo me përfaqësues të operatorë turistikë izraelitë, në prag të nisjes së fluturimit të parë direkt Tel Aviv-Tiranë.


Më 15 mars 2018, Ambasadori Canaj, u takua me Drejtoreshën e American Jewish Committee, dega Izrael, Avital Leiboviç, në zyrën e saj në Tel Aviv, e cila sot është një nga avokatet më të mëdha të Shqipërisë dhe Kosovës në Shtetin e Izraelit dhe botën hebraike. Surpriza ishte prania e bustit të heroit kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeut, në zyrën e saj.

Ambasadori Canaj kontribuoi direkt që Ministri i Bujqesise i kohës, Niko Peleshi ta përfundont me sukses vizitën e tij në Izrael (10 maj 2018), me ftesë te Ministrit te Bujqesise se Izraelit, Uri Ariel, ashtu siç u prit në Tel Aviv, ministrja Xhaçka përmes një ceremonie zyrtare nga Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Liberman (23 maj 2018), apo kur Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, zhvilloi një takim pune me ministrin izraelit te Turizmit Yariv Levin në Izrael (13 shkurt 2019).

Ambasadori Bardhyl Canaj thotë se, përfaqësimi i Shqipërisë Eurovision 2019 me këngëtaren Jonida Maliqi ishte një nga tre ngjarjet ku “publiciteti” për Shqipërinë në Izrael u rrit tej mase, përfshirë edhe dy ndeshjet e futbollit midis dy vendeve në “Elbasan Arena” në Elbasan dhe “Sami Hoffer” në Haifa.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023