Yuvale Fischer: Isha dhe jam i përkushtuar ndaj Shqipërisë dhe Izraelit!

Ish-zv.ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Yuvale Fischer, është nga ata diplomatë izraelitë, që hyri shumë shpejt në zemrat e shqiptarëve dhe kujtohet gjithmonë me dashuri.


Nga Dash Frashëri, botues i “Izraeli Sot”

Ish-zv.ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Yuvale Fischer, është nga ata diplomatë izraelitë, që hyri shumë shpejt në zemrat e shqiptarëve dhe kujtohet gjithmonë me dashuri.

Jo vetëm së ai iu përkushtua mësimit të gjuhës shqipe, por “diplomacisë digjitale” që ai përdori në marrëdhëniet e tij, jo vetëm në ato zyrtare, por edhe private.

“Unë isha dhe jam i përkushtuar ndaj Shqipërisë dhe Izraelit”, tha Fischer për gazetën “Izraeli Sot”, në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat datojnë më 19 gusht 1991.


Në qershor 2017, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Ambasadën izraelite në Shqipëri diplomuan 16 studentët e parë që ndoqën dhe studiuan për disa muaj gjuhën hebraike.

“Fusha e Arsimit ishte në vëmendjen time. Hapja për herë të parë në Shqipëri e kursit të gjuhës hebraike me bashkëpunimin e fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës e cilësoj si një arritje”, thekson ish-zv.ambasadori Fischer.

Zëvendësambasadori i Izraelit në Tiranë, Yuvale Fisher, ishte midis fëmijëve me nevoja speciale në qendrën sociale “Të qëndrojmë së bashku” në Tiranë.

“Arritjet, kontributi dhe aktivitetet e mia të përkushtuara për njerëzit e Shqipërisë në çështjet e të drejtave të njeriut, për fëmijët me aftësi të kufizuara, për njerëzit e varfër, për komunitetin e ciganëve, për jetimët, etj.”, thekson Fischer.

“Një ditë e këndshme me fëmijët me nevoja speciale në qendrën sociale ‘Të qëndrojmë së bashku’ në Tiranë”, shkruan në statusin e tij diplomati i lartë izraelit, i cili publikoi edhe një sërë fotosh nga aktiviteti, më 28 dhjetor 2017.

Ai ndërmori edhe disa projekte, në fushën e kulturës dhe diplomacisë publike.

“Iniciativa ime për të pasur një shesh në Tiranë me emrin e Presidentit të ndjerë të Izraelit, Z. Shimon Peres”, ishte diçka me të vërtetë e bukur”, shton Fischer.

Në korrik 2018, gjatë ceremonisë, ndërsa himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Izraelit po luheshin, busti i Shimon Peres u zbulua nga zëvendësambasadori i Izraelit në Tiranë, Yuvale Fischer, djali i Peres, Yonathan Peres dhe zoti Aldrin Dalipi, kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ndërsa ishin të pranishëm zyrtarë të bashkisë, staf nga ambasada izraelite, miq të Izraelit dhe gazetarë e qytetarë të zonës.

Në fjalën e tij, zv.ambasadori izraelit, Yuvale Fischer, tha se Shqipëria dhe Izraeli gëzojnë një marrëdhënie të gjatë, plot me respekt dhe vlerësimi të ndërsjellë, por më e rëndësishmja, miqësia e ngushtë.

“Inaugurimi i një sheshi që mban emrin e presidentit tonë të fundit të ndjerë, z. Shimom Peres, që do të shërbejë si një kujtesë e përhershme për qytetarët shqiptarë dhe ata izraelitë”, tha Fischer.

Zvëndësambasadori i Izraelit në Shqipëri, Yuvale Fischer, u nderua nga Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael me çmimin “Nënë Tereza”, për kontributin e tij në çështjet e të drejtave të njeriut, veçanërisht për komunitetit egjiptian dhe fëmijët jetimë. Kryetari i Shoqatës, Prof.Dr. Petrit Zorba, përveç pllakatës së çmimit i dhuroi zëvendësambasadorit edhe një bust të Nënë Terezës.


Sot, Yuvale Fischer punon në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, në Jeruzalem.

 

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023