Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael, nga filmografia te kostumografia, muzika koncertale dhe ajo korale

Dita e dytë dhe dita e tretë e Festivalit Kulturor Shqipëri-Izrael u zhvendosën te instalacioni “Reja” dhe te Amfiteatri i Akademisë së Arteve.


Pas një nate të parë të magjishme nën tingujt e muzikës Klezmer, dita e dytë dhe dita e tretë e Festivalit Kulturor Shqipëri-Izrael u zhvendosën te instalacioni “Reja” dhe te Amfiteatri i Akademisë së Arteve.

Këto dy mbrëmje u karakterizuan nga filmografia, kostumografia, muzika koncertale dhe ajo korale, nën pjesëmarrjen e artistëve të mëdhenj të artit shqiptar dhe atij izraelit si kompozitori izraelit Boris Pigovat, dirigjentja Suzana Turku, producentja izraelit Yael Katzir, Agron Peni Band nga Kosova, producenti Donald Maurice, e mjaft të tjerë.

Përgjatë këtyre dy netëve, Festivali u nderua me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë z. Erion Veliaj, Ambasadores amerikanë znj. Yuri Kim, Zv. Ministres së Jashtme znj. Megi Fino, zv. Ministres së Kulturës Meri Kumbe, si dhe mjaft personaliteteve të tjera që erdhën për të përshëndetur dhe shijuar disa prej risive të sjella në edicionin e parë të Festivalit Kulturor Shqipëri-Izrael.

Dita e dytë e Festivalit te “Reja” ishte një natë e pasur në aktivitete, teksa u shfaq në mënyrë ekskluzive dokumentari “Kodi Shqiptar”, u ekspozuan kostumet mbresëlënëse të “Tradita Edlira” dhe publiku pati mundësinë të shijonte tingujt magjikë të Agron Peni Trio Guitar. Tematika përbashkuese e mbrëmjes “Besa – Kodi shqiptar në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen” u bë lejtmotiv i fjalës së të ftuarve të nderit. Zv. Ministrja FinoKryetari Veliaj dhe Ambasadorja Kim iu drejtuan të ftuarve me vlerësime historike për besën shqiptare, mbrojtjen e hebrenjve në vendin tonë përgjatë Holokaustit dhe aktualizimin e këtyre vlerave tradicionale të popullit shqiptar sot.

Ndërkohë që dita e tretë e Festivalit, aktivitetet e së cilës u mbajtën pranë Akademisë së Arteve, përloti të pranishmit që shijuan veprat e Boris Pigovat dhe Donald Maurice, të cilët sollën respektivisht kryeveprën muzikore “Holocaust Requiem” dhe filmit unik dhe të dhimbshëm “Lacrimosa Dies Illa” mbi Holokaustin.

Më pas, skena e Amfiteatrit u mbush nga zërat harmonikë të Korit muzikor të përbërë nga Xhoni Jesku, Marina Kurti, Anita Kerhani, e të tjerë dhe të përgatitur nga krenaria e artit shqiptar Suzana Turku “Mjeshtre e Madhe”, e cila përcolli posaçërisht për Festivalin një repertor ku ndërthureshin në mënyrë integrale elementet e muzikës hebraike me ato shqiptare. Performanca u shoqërua me një kuartet harqesh nga Akademia e Arteve.

Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael mbështetet nga Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Jashtme e e Shqipërisë, Ambasada e Izraelit në Tiranë, si dhe Komiteti Hebre Amerikan (American Jewish Committee) dhe Kongresi Hebre Amerikan (American Jewish Congress).

Tre netët e para të Festivalit mund të ndiqen në lidhëzat në vijim: Nata e parë te Sheshi “Nënë Tereza” ; Nata e dytë të instalacioni “Reja” ; Nata e tretë te Amfiteatri i Akademisë së ArteveTë gjithë netët e Festivalit do mund të ndiqen live në faqen tone Facebook.

 

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023