“Strehë”, ekspozita e Arben Golemit – Familja e piktorit shpëtoi murgeshat izraelite gjatë Holokaustit

Ekspozita e Arben Golemit u hap në kuadër të Festivalit Kulturor Shqipëri – Izrael (12-21 shtator 2021)


Nga Julia Vrapi, Gazeta Sot

Ekspozita “Strehë” u çel me punime të piktorit të njohur Arben Golemi, në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita startoi Festivalin Kulturor Shqipëri – Izrael, pasi familja e piktorit ka shpëtuar jetën e disa hebrenjve gjatë luftës.

Në ekspozitë janë tablo pikture të përmasave të mëdha. Punë që janë bërë më parë, por nuk mungojnë dhe të reja që prezantohen për publikun në këtë ekspozitë në muze.

Piktori i njohur Arben Golemi tregon se aktivitete të ndryshme në kuadër të festivalit po zhvillohet në Tiranë, por pjesë e tyre dhe ekspozita “Strehë”. “Familja ime ka mbrojtur dhe përkrahur izraelitët në kohën e luftës.

Më erdhi një ftesë për Festivalin Kulturor Shqipëri- Izrael që ka disa aktivitete dhe ekspozita ime u hap te MHK. Janë punë që janë bërë më parë, por ka dhe punë në pikturë që nuk i kisha ekspozuar dhe për herë të parë janë për publikun”, tregon piktori.

Lidhur me ekspozitën që u hap këto ditë, piktori Arben Golemi tregon se Avital Leibovich drejtore e Zyrës në Jeruzalem të Komitetit Hebre Amerikan, që është e apasionuar pas vendi tonë kishte bërë një vizitë në studion e tij. Aty ishte njohur dhe me faktin që familja e piktorit dikur kishte ndihmuar hebrenjtë.

“Disa muaj më parë zonja Avital ishte në studion time nëpërmjet disa miqve të mi dhe panë pikturat. Ndërkohë u njoh dhe me faktin që gjyshi im Ismail Bej Golemi në kohën e luftës ka përkrahur, mbrojtur dhe fshehur murgeshat izraelite, që ishin në Gjirokastër. U bënë dy fakte, një ky dhe që u njoh me pikturat e mia”, tregon piktori.

Punimet në pikturë

Festivali nisi në Tiranë si një event që nxjerr në pah artin shqiptar dhe atë izraelit, shkëmbimet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe atij hebre dhe skenën artistike të Shqipërisë.

Piktori Arben Golemi tregon se ekspozita ka një titull simbolik, por në punët që janë prezantuar në të është dhe “Pema e vjetër e miqësisë”, etj.

“Ekspozita titullohet “Strehë” po ka dhe titull simbolik, sepse në shumë qytete të Shqipërisë janë fshehur, mbrojtur izraelitë që ishin në kohën e luftës, si në Gjirokastër, Berat, Tiranë, Elbasan, etj, ndaj e quajta “Strehë”. Unë jam marrë vetëm me Beratin, por pjesa tjetër është një vepër Nju Jorku, një tufë me lule, “Pema e vjetër e Miqësisë”, etj”, shprehet Golemi.

Kjo është ekspozita e parë që piktori Arben Golemi hap për këtë vit. Një vit më parë ai ishte në Berat me një ekspozitë personale, që u mirëprit dhe mori edhe vlerësimin e kritikës dhe publikut. Por piktori tregon se në Tiranë ka në plan të hapë dhe një tjetër ekspozitë.

“Unë do të kem dhe një tjetër ekspozitë personale që duhej të ishte hapur më parë, por për shkak të covid-19 nuk u bë. Do të hapet në vijim dhe është një ekspozitë e rëndësishme për mua”
, tregon Golemi.

“Strehë” prezanton dhjetë punime për publikun. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun e gjerë përgjatë gjithë ditëve të Festivalit Kulturor Shqipëri-Izrael deri më 21 shtator.

 

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023