Blinken: Sa më shumë vende arabe ta njohin Izraelin!

Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken bëri thirrje që më shumë vende arabe ta njohin Izraelin.


Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken bëri thirrje që më shumë vende arabe ta njohin Izraelin.

Ai zhvilloi një bisedë me katër homologë të tij, atë të Izraelit dhe tri vendeve arabe, të cilat vitin e kaluar arritën marrëveshje normalizimi të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne do të nxisim më shumë vende të ndjekin shembullin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Marokut. Ne kemi si synim të zgjerojmë rrethin e diplomacisë paqësore”, tha Blinken në një takim virtual.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini, të ndjekur menjëherë më pas nga Maroku, vitin e kaluar normalizuan lidhjet me Izraelin. Ky ishte zhvillimi i parë i tillë nga shtetet arabe në dekadat e fundit. Presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump e konsideroi të ashtuquajturën “Marrëveshjet Abraham” si një fitore kryesore diplomatike. Blinken e bëri të qartë se presidenti amerikan, Joe Biden, synon vazhdimin e kësaj politike. “Kjo administratë do të vazhdojë të ndërtojë mbi përpjekjet e suksesshme të administratës së fundit”, tha ai.

Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid, gjithashtu shfaqi shpresën se do të zgjerohen njohjen për Izraelin. Ai tha se këtë muaj do të vizitojë Bahreinin që shënon edhe vizitën e parë të një ministri të Jashtëm izraelit. “Ne gjithashtu duhet të përmendim faktin se ky klub i Marrëveshjeve Abraham është i hapur për anëtarët e rinj”, tha Lapid.

Kritikët e politikave të ish-presidentit Trump e kishin akuzuar atë se këto marrëveshjeve po shërbejnë si zëvendësim i përpjekjeve më kuptimplote për të avancuar të drejtat e palestinezëve. Ministri i Jashtëm maroken, Nasser Bourita, tha se normalizimi nuk ishte zëvendësim për një marrëveshje me palestinezët. “Maroku beson se nuk ka asnjë alternativë tjetër për një zgjidhje me dy shtete me një shtet të pavarur palestinez”, tha ai.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023